Tensioni që shohim në media dhe në shesh është një reflektim i një mosbesimi të madh të akumuluar ndaj klasës politike, sepse punëtorët e energjisë, minatorët dhe fermerët janë gënjyer shumë herë gjatë viteve. Këtë e tha në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Nikollaj Denkov. Ai falënderoi ekipet negociuese të protestuesve që erdhën dhe u angazhuan në bisedime me qeverinë dhe arritën rezultate. “Kjo është mënyra për të zgjidhur problemet – përmes negociatave. Të gjitha vendimet korrespondojnë me qëllimet dhe prioritetet e qeverisë. Nuk kishte nevojë të lihej askund. Në raste të tilla fitojnë të dyja palët. Nuk ka nevojë që dikush të jetë humbës. Në fakt, qortimet nuk na drejtohen neve. Të gjithë e kuptojnë se jemi në një situatë ku duhet të reagojmë shpejt”, tha Denkov.
Fermerët mbeten para Sofjes në gatishmëri protesteNënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..