Për të hyrë në Shengen, duhet të sigurojmë opinionin shoqëror në Austri, dhe jo vetëm politikanët, se Bullgaria është një anëtare e besueshme e BE-së, i ruan mirë kufijtë e saj dhe e meriton të jetë pjesë e kësaj hapësire, tha presidenti Rumen Radev në selinë e OKB-së. Para kësaj, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, Radev bisedoi me kolegun e tij austriak Aleksandër Van der Belen.
Presidenti kujtoi se brenda gjysmë viti ai vizitoi Austrinë dy herë me ftesë të kancelarit Karl Nehamer dhe presidentit Van der Belen, për të prezantuar qëndrimet e tij, përveç para politikanëve, edhe para shoqërisë, medias, diplomatëve dhe përfaqësuesve të akademisë. “Prandaj, e inkurajoj kryeministrin Denkov që sa më parë të vizitojë Austrinë dhe ta ftojë kancelarin Karl Nehamer, ashtu siç e ftova unë dhe shkuam së bashku në kufi”, tha Radev.
Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në rajonet më të ulëta. Përmirësim i përkohshëm i dukshmërisë do të ketë rreth mesditës, kur do të shfaqet edhe dielli. Do të jetë e ngrohtë për muajin dhjetor. Në Bullgarinë Lindore dhe në..
Nga 1 dhjetori 2023, në qendër të Sofjes do të hyjë në fuqi një zonë me emetim të ulët, e cila do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2024, në të ashtuquajturën "unazë e vogël", transmetoi BNR - Radio Sofja. Në kryqëzimet ku hyhet në “unazën e vogël”..
Bullgarët nga “Matei Voivoda” – lagja e bullgarëve etnikë në qytetin rumun Târgoviște, sot festojnë 172 vjetorin e vendosjes së tyre atje, transmeton BTA. Mysafirë specialë në këtë aktivitet ishin ambasadori i Bullgarisë në Rumani Radko Vllajkov,..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë..
Nga fillimi i vitit 2023 janë nisur 1277 procedime paraprake për trafikim njerëzish, njoftoi ministri i brendshëm Kalin Stojanov në një forum në Bruksel...
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0°, në Sofje -minus 4°. Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të ketë diell..