Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u përgatitur një vizitë е kryeministrit në Austri për temën e Shengenit

Maria Gabriel
Foto: BGNES

Ukraina vlerëson se vendimi i Bullgarisë për të mos zgjatur ndalimin e importit të produkteve bujqësore ukrainase nuk ishte i lehtë, komentoi ministrja e jashtme Maria Gabriel në margjinat e Takimit të OKB-së në Nju Jork. “Por pikërisht sepse shprehni solidaritet në këtë moment vështirësie dhe keni fuqinë për të marrë vendime të tilla, është e vlerësuar”, tha Gabriel, e cila më parë zhvilloi takime me presidentët e Ukrainës dhe Rumanisë Vollodimir Zelenskil dhe Kllaus Iohanis dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ajo përshëndeti vendimin e Bullgarisë dhe Rumanisë për të mos vazhduar ndalimin.

Ministrja e jashtme tha se për shkak të vetos së Vjenës kundër pranimit të Bullgarisë në zonën Shengen, është duke u planifikuar një vizitë e kryeministrit bullgar në Austri.

Presidenti bëri thirrje për aktivizimin e politikës së Shengenit ndaj Austrisë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Këshillit të Ministrave

Qeveria miratoi një projekt-amendament

Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me direktivat e BE-së. Për ata që banojnë në vendin tonë për qëllime punësimi me kualifikim të lartë, ka një..

botuar më 25-01-15 3.58.MD

Qeveria miratoi një kontratë për blerjen e raketave antitank Javelin

Qeveria e përkohshme ka miratuar një kontratë ndërkombëtare për blerjen e raketave antitank Javelin në kuadër të Programit të SHBA për shitje të jashtme ushtarake. Vendimi i propozon Kuvendit Kombëtar që të ratifikojë marrëveshjen me ligj. Dokumenti do të..

botuar më 25-01-15 3.14.MD

Vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të mund të zgjedhin magjistratë më të lartë

Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..

botuar më 25-01-15 2.31.MD