Në fund të javës së kaluar, priftërinjve nga Kisha Ruse në Sofje iu kërkua të largoheshin nga vendi, pasi ata përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndër të dëbuarit ishte edhe Arkimandrit Vasian.
Lidhur me këtë, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev saktësoi se shërbimet tona kanë informacione mjaft bindëse se të treata u shërbejnë interesave gjeopolitike të Moskës.
Më pas si rezultat, Ambasada Ruse njoftoi se kisha do të pushojë veprimtarinë e saj dhe për fatin e saj të mëtejshëm do të vendosë Kisha Ortodokse Ruse. Kjo shkaktoi një reagim publik në mbrojtje të tempullit, si dhe një qëndrim të veçantë të Mitropolitit të qytetit Ruse Naum, sipas të cilit: “Kisha ruse “Shën Nikollaj” është pronë bullgare, nuk është shenjtëruar nga klerikët rusë dhe nuk mund të mbyllet as nga shteti rus dhe as nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Ruse”.
Reagimi nga ana e Kishës Ortodokse Bullgare nuk vonoi – me urdhrin e tij nga 25 shtatori, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Neofit, duke ushtruar kompetencat e tij si Mitropoliti i Sofjes, në dioqezën e të cilit ndodhet kisha “Shën Nikollaj Mirlikijski”, emëroi personalisht priftërinj nga Sofja të cilët të kujdesen për tempullin, duke kryer shërbimet e zakonshme. Në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, saktësohet se “veprimi i Shenjtërisë së Tij diktohet nga kujdesi për besimtarët, ruajtja e rendit të mirë në kishë dhe duhet kuptuar vetëm në aspektin shpirtëror. Ai nuk cenon pronën apo të drejtat e tjera të askujt, siç garantohen me ligje laike”.
Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare me një letër informoi Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusisë Kirill për veprimet e ndërmarra.
Ajo që ndodhi me Kishën Ruse në Sofje është pasojë e luftës, e cila nuk është vetëm në territorin e Ukrainës, por është një konflikt global midis Perëndimit dhe Lindjes – theksoi Prof. Ivo Hristov për BNR:
“Fatkeqësisht, në luftë çdo gjë bie viktimë e objektivit parësor. Lufta është bardh e zi dhe funksionon mbi parimin “e megjithatë Kartagjena duhet shkatërruar”. Në këtë rast nuancat, gjysmëtonet, e vërteta dhe gënjeshtra nuk kanë fare rëndësi, e rëndësishme është arritja e qëllimit me të gjitha mjetet pa kompromise dhe skrupuj moralë.”
Sa i përket pozitës që zë Bullgaria në teatrin politik, Hristov është kategorik se klasa politike në vendin tonë nuk ka shtyllën kurrizore për të mbrojtur opinionin e saj.
Nga ana e tij, sociologu Andrej Rajçev beson se ajo që po ndodh është pjesë e një mosmarrëveshjeje afatgjatë në Kishën Ortodokse:
“I referohet Papës. Në polin e kësaj mosmarrëveshje janë Patriku Ekumenik dhe Patriku Rus – nëse Kisha Ortodokse duhet t’i afrohet Kishës Katolike, siç është këmbëngulja e Patrikanës Ekumenike, apo duhet të largohet më tej, si Moska gjithmonë ka dashur. Në këtë mosmarrëveshje Kisha Ortodokse Bullgare është në anën e Moskës. Ka edhe një detaj i vogël që na shqetëson shumë - a është Kisha Maqedonase e ndarë. Qëndrimi pro Moskës pretendon se Kisha Bullgare është nëna e Kishës Maqedonase. Kisha vendase ruse e ndihmonte këtë pozicion, i cili nuk u pëlqeu maqedonasve dhe prandaj i quajtën priftërinjtë spiunë.”
Që nga ardhja e arkimandritit Vasian Zmeev në vitin 2018, marrëdhëniet kishtare bullgaro-maqedonase filluan të hyjnë në një hutim total, vuri në dukje gazetari Goran Bllagoev dhe shtoi:
“Keni parasysh se shërbimet tona u dorëzojnë raporte ditore përfaqësuesve të tri autoriteteve në vend – presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit Popullor. Kjo do të thotë se nëse ka diçka të shkruar dhe ky informacion neglizhohet, atëherë nuk duhet të fajësojmë Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, sepse nuk ka se si në 6 ditë pas dëbimit të Vasian Zmeev nga Maqedonia e Veriut, Agjencia të mbledhë aq shumë informacion sa të jetë i mjaftueshëm për të dëbuar edhe nga Bullgaria.”
Sipas Blagoev, Patrikana Ruse do të përpiqet të injorojë rastin. “Kam një ndjenjë të pakëndshme që VasianZmeev mund të kthehet me një kalë të bardhë. Me ndryshimin e pushtetit politik gjërat mund të kthehen”, tha ai në një intervistë për BNR.
“Nuk ka asnjë problem kishe. Ka një ndarje të besimtarëve për arsye politike” – kështu e përmblodhi rastin Arkimandrit Nikanor nga Manastiri Cërnogorski. Në një intervistë për BNR, ai kujtoi:
“Të gjithë tempujt në territorin e qytetit të Sofjes janë nën juridiksionin kanonik të Patrikut Bullgar Neofit. Ai është i vetmi që mund të emërojë në mënyrë administrative priftërinj. Kjo është nga pikëpamja kanonike. Sidoqoftë, tempujt mund t’i përkasin Kishës Ortodokse Bullgare, mund të jenë të departamenteve të ndryshme, mund të jenë gjithashtu privatë.”
Arkimandriti nuk deshi të parashikonte se kur do të hapen përsëri dyert e tempullit, por, sipas tij, “Kisha Ortodokse Ruse nuk ka asnjë interes të mbyllë këtë përfaqësi të saj në Sofje. Kisha Ruse duhet të dërgojë një prift. Nëse shteti bullgar do ta pranojë, do ta tregojë e ardhmja”.
Përpilues: Joan Kolev (bazuar në intervistat e Veselina Milanova, dhe Petër Vollgin, dhe Dobrinka Dobreva nga Programi “Horizont”, BNR)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Ani Petrova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..