Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej miliarda levash. Këtë e bënë të ditur kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i financave Asen Vasilev në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Denkov theksoi se në dokumentet që do të dërgohen, thuhet qartë se termocentralet do të funksionojnë deri në vitin 2038. “Nuk ka data për mbylljen e termocentraleve konkrete të qymyrit. Për arsye ekonomike, disa prej tyre gradualisht do të dalin nga sistemi energjetik, sepse ekonomikisht nuk do të mund të funksionojnë më”, tha Denkov dhe u bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë protestat dhe të vijnë në negociata me qeverinë. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijohen mekanizma që punëtorët nga komplekset e qymyrit, të cilët kanë kualifikimet e nevojshme të mund të punësohen në të njëjtin rajon. 36 rroga do të ketë kushdo që dëshiron të largohet nga centralet e qymyrit. Denkov kujtoi se po krijohet një ndërmarrje për të shndërruar territoret e minierave në zona ku është e përshtatshme të zhvillohet aktiviteti ekonomik, për shembull, zona industriale. “Duke krijuar territore të tilla të përshtatshme për investitorët, presim që aty të shfaqen kompani të reja moderne, të cilat kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, siç është në dispozicion në këtë rajon”, tha gjithashtu kryeministri.
Në këtë kohë vazhdojnë bllokadat e protestuesve në arteriet kryesore rrugore të vendit.
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..