Komisioni Evropian konfirmoi se mori Planin e rishikuar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë bullgare dhe do të marrë një vendim brenda dy muajsh. Shtetet anëtare do të kenë më pas deri në katër javë për të miratuar vlerësimin e KE-së.
Vendi ynë këmbëngul për një ndryshim që do të prekë 17 investime të përfshira në planin fillestar. Financimi për disa nga këto investime është reduktuar – për shembull, ato që kanë të bëjnë me efikasitetin energjetik të ndërtesave publike, infrastrukturën kombëtare të ruajtjes së energjisë së rinovueshme dhe modernizimin e objekteve spitalore.
Të tjera - për transformimin digjital të “Postave Bullgare”, për një terminal transporti intermodal në Ruse dhe për digjitalizimin e menaxhimit, kontrollit dhe përdorimit efikas të ujit - janë hequr.
Pas analizave, KE do të vendosë se çfarë aktiviteti do të financojë dhe si do të mbështesë minatorët tanë.
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...