Stefan Illçev është një këngëtar i cili ndihet njëlloj mirë si në skenën operistike, ashtu edhe në skenën e estradës. Megjithëse u diplomua për këndim operistik në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" në Sofje, ai fitoi popullaritet kryesisht si një artist pop. Kohët e fundit, Stefan Illçev po i përmirëson aftësitë e tij muzikore në Milano të Italisë, por shpesh kthehet në Bullgari për të zhvilluar turneun e tij të parë kombëtar.
Turneu filloi në vendlindjen e tij Burgas më 20 qershor, kaloi me sukses në Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora dhe Plovdiv dhe do të përfundojë me një koncert në Sofje - në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 7 tetor.
Në të, këngëtari do të tregojë respektin e tij të madh ndaj muzikës bullgare, duke prezantuar në një mënyrë të tij origjinale disa nga hitet më të njohura të artistëve tanë. Sigurisht që do të interpretojë edhe këngët e tij, të cilat i kanë sjellë dashurinë e publikut ndër vite. Një prej tyre është "Loja" me muzikë dhe aranzhim të Magomed Aliev - Maga, teksti është i Dobromir Banevit.Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..