Stefan Illçev është një këngëtar i cili ndihet njëlloj mirë si në skenën operistike, ashtu edhe në skenën e estradës. Megjithëse u diplomua për këndim operistik në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" në Sofje, ai fitoi popullaritet kryesisht si një artist pop. Kohët e fundit, Stefan Illçev po i përmirëson aftësitë e tij muzikore në Milano të Italisë, por shpesh kthehet në Bullgari për të zhvilluar turneun e tij të parë kombëtar.
Turneu filloi në vendlindjen e tij Burgas më 20 qershor, kaloi me sukses në Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora dhe Plovdiv dhe do të përfundojë me një koncert në Sofje - në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 7 tetor.
Në të, këngëtari do të tregojë respektin e tij të madh ndaj muzikës bullgare, duke prezantuar në një mënyrë të tij origjinale disa nga hitet më të njohura të artistëve tanë. Sigurisht që do të interpretojë edhe këngët e tij, të cilat i kanë sjellë dashurinë e publikut ndër vite. Një prej tyre është "Loja" me muzikë dhe aranzhim të Magomed Aliev - Maga, teksti është i Dobromir Banevit.Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..