Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Todor Tagarev: Deputetët duhet të miratojnë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker përpara votimit lokal

| rinovuar më 23-10-06 5.05.MD
Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev i bëri thirrje Kuvendit Popullor që të miratojë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker para zgjedhjeve lokale. Përndryshe, ekziston rreziku që afatet të humbasin.
Makineritë duhet të paguhen brenda 5 viteve dhe fondet për këtë janë të parashikuara në Ligjin për Buxhetin, si dhe në makrokornizën e parashikuar për buxhetin për tre vitet e ardhshme. Transportuesit e parë pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2025-ës dhe ato të fundit në fillim të 2028-ës.
Todor Tagarev tha gjithashtu se Ukraina ka kërkuar ndihmë të re ushtarake nga Bullgaria. “Raketat S-300 që vendosëm t’i japim vendit janë të pakta në numër. Bëhet fjalë për raketa me defekt që ushtria jonë nuk ka asnjë mënyrë për t'i përdorur apo riparuar, por ushtria ukrainase ka një opsion", tha ai për bTV. Është e mundur të dërgohen në Ukrainë njëqind transportues të blinduar Stryker nga ish-trupat e brendshme.
Fjalët e ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev se Bullgaria do të humbasë afatin për ratifikimin e kontratës për blerjen e mjeteve luftarake “Stryker” nga SHBA, nëse parlamenti nuk e ratifikon atë përpara votimit lokal, shkaktuan reagime të ashpra nga GERB dhe DPS. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Hristo Gaxhev sqaroi se afati për lidhjen e kontratës është në dhjetor dhe nuk ka nevojë të nxitohet për miratimin e saj nga Kuvendi Popullor.
Edhe deputeti i PP-DB-së Radosllav Ribarski bëri thirrje që të mos përshpejtohet procesi i blerjes së automjeteve të blinduara. Ai sqaroi se vendimi duhet të diskutohet në komisionet parlamentare. “Angazhimi i Kuvendit Popullor është për të ripajisur ushtrinë bullgare, por kjo të mos jetë në kundërshtim me buxhetin”, tha Ribarski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ndotje të ujërave bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit

Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..

botuar më 24-12-17 4.44.MD

Pas negociatave të GERB-SDS dhe BSP-E Majta e Bashkuar: Nevojitet një qeveri e rregullt me mandat të plotë

Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..

botuar më 24-12-17 3.57.MD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja shprehu shpresën lidhur me negociatat për formimin e qeverisë

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..

botuar më 24-12-17 1.26.MD