Kryeministrat e tri vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, Nikollaj Denkov, Kyriakos Mitsotakis dhe Ion-Marcel Ciolaku zhvilluan një takim në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Një theks i madh u vu në transportin, energjinë dhe lidhjen digjitale të rajonit, veçanërisht në kontekstin e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe Izrael.
“Evropa nuk mund të lejojë më të shkëputet, të mos ketë rrugë që lidhin vendet fqinje, të mos ketë lidhje energjetike dhe kështu të jetë e varur nga faktorët e jashtëm”, theksoi Nikollaj Denkov.
U shqyrtua posaçërisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavalës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës deri në Konstancë me mundësinë e shtrirjes në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, si dhe rrugën evropiane në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për stabilitetin në rajon.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..