Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Apostoll Karamitev një prej artistëve më të shquar bullgarë

Apostoll Karamitev
Foto: BGNES

Karizmatik, simpatik, i talentuar dhe shumë i dashur - ky është aktori Apostoll Karamitev, 100 vjetorin e të cilit shënojmë sot më 17 tetorin.

Me këtë rast në Teatrin Dramatik “Adriana Budevska” në qytetin e tij të lindjes Burgas do të shfaqet filmi “Dhoma e bardhë”, nga viti 1968, me pjesëmarrjen e tij.

Pasi u bë yll si në skenën e teatrit të lindjes, ashtu edhe në ekranin e madh, në vitin 1947 Apostoll Karamitev u bë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”, ku u afirmua si një nga aktorët kryesorë. Rolet e tij në një sërë filmash, duke përfshirë “Ljubimec 13” (“I preferuari 13”) të vitit 1958, e bënë atë një legjendë të kinemasë bullgare.

Emblematike për muzikën filmike bullgare është edhe kënga e këtij filmi. Titulli i saj është “Hesht, hesht” dhe ajo është në interpretim të këngëtares së njohur në atë periudhë Mimi Nikollova.  Muzika është e kompozitorit Petër Stupell, teksti i poetit Veselin Hançev.



Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD

Festojmë Rrethprerjen e Zotit Jizu Krisht dhe Shën Vasilit të Madh

Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së..

botuar më 24-01-01 10.54.PD

Dita e Shën Stefanit – festë e ndritshme për të gjithë bullgarët

Më 27 dhjetor, Kisha Ortodokse kremton kujtimin e martirit të parë të krishterë - Shën Stefanit. Ashtu si Krishti, ai mund të bënte mrekulli duke vënë duart mbi të sëmurët dhe ata shëroheshin. E megjithëse të dhënat për jetën e tij janë të pakta, në..

botuar më 23-12-27 5.45.PD