Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet për pushtetin vendor 2023

Shumica e qytetarëve nuk i njohin kompetencat e kryetarëve të bashkive dhe kanë pritshmëri jo reale prej tyre

Foto: Radio Shumen

5257 janë vendet e banuara në Bullgari, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Prej tyre janë 257 qytete, 4998 fshatra, si dhe Manastiri i Klisurës dhe Manastiri i Rillës, të cilët kanë statusin e vendbanimit. Më shumë se 100 000 njerëz jetojnë vetëm në gjashtë qytete në vendin tonë - këto janë kryeqyteti Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.

Në polin tjetër janë fshatrat - në 747 prej tyre banorët janë midis 101 dhe 200, dhe më pak se 100 njerëz jetojnë në rreth 1716 vendbanime. 425 janë vendbanimet, ku jetojnë nga një deri në nëntë persona, në disa raste thuajse të shkëputur nga qendrat komunale, për të cilat kryetarët apo nënkryetarët e komunave janë e vetmja lidhje me vendin, burimi i vetëm i informacionit, i produkteve ushqimore, ilaçeve. Prandaj, nuk është e parëndësishme se çfarë njerëzish do të zgjidhen në këto vendbanime pas votimit vendor të 29 tetorit. Këtë ditë qytetarët bullgarë do të duhet të zgjedhin këshilltarët bashkiakë, kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve - në qytetet e Sofjes, Plovdivit dhe Varnës, si dhe komunat. Këta të fundit zgjidhen vetëm në fshatrat ku në adresën e përhershme janë të regjistruar mbi 100 persona.

Plakja e popullsisë dhe shpopullimi i shpejtë në qytetet e vogla dhe fshatrat është një nga problemet kryesore të pushtetit vendor. Një tjetër pengesë në punën e tyre shpesh rezulton të jetë komunikimi - si me qytetarët, ashtu edhe me administratën rajonale nën juridiksionin e së cilës është vendbanimi i caktuar. Këtu duhet të themi se nga ana administrative dhe territoriale, Bullgaria është e ndarë në 28 qarqe duke përfshirë 265 bashki.


Bashkia është njësia kryesore administrativo-territoriale në të cilën zhvillohet vetëqeverisja vendore.

Sa i përket ndarjes së pushteteve në nivel vendor, mund të bëjmë një krahasim me pushtetin shtetëror dhe të themi se pushteti ekzekutiv është në kompetencat e kryetarit të bashkisë dhe pushteti legjislativ është në kompetencat e këshillit bashkiak. Nuk ka asnjë autoritet gjyqësor në nivel lokal.

“Ekziston një, le ta quajmë, “mjedis i artë” në Bullgari, sipas të cilit shteti dhe administrata lokale ndajnë funksionet e tyre dhe kujdesen për mirëqenien e njerëzve - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Prof. Dr. Kliment Najdenov, ekspert për zhvillimin rajonal dhe dekan i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Gjeografisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” - Kryetari i qarkut është deri diku person kontaktues ndërmjet shtetit dhe pushtetit lokal, por nëse kryetari i bashkisë dhe kryetari i qarkut janë nga parti të ndryshme politike, mund të lindin probleme dhe tension më të madh, gjë që ndikon në punën e pushtetit lokal. Kontakti mes kryetarit të qarkut dhe kryetarit të ndonjë prej vendbanimeve bëhet në kuadrin e të ashtuquajturve këshilla regjionalë, por është e rëndësishme të theksohet se më tepër duhet rishqyrtuar modeli i mëparshëm i marrëdhënieve që ekziston, ai duhet të ndërtohet nga poshtë lart, me njerëzit në fund, të cilët e menaxhojnë kryetarin e bashkisë përmes këshilltarëve bashkiakë, dhe kryetari i bashkisë raporton para kryetarit të qarkut, i cili raporton në nivel shtetëror për atë që është bërë në bashkinë përkatëse”.

Prof. Dr. Kliment Najdenov

Profesor Najdenov thekson një mangësi serioze që ekziston si në nivel lokal, ashtu edhe në atë shtetëror – bëhet fjalë për kulturën dhe ndërgjegjësimin e ulët ose të munguar të njerëzve në lidhje me kompetencat dhe funksionet e institucioneve shtetërore dhe të drejtuesve të tyre.

Nga njëra anë, qytetarët në shumicën e rasteve nuk e kuptojnë se cilat janë aftësitë e kryetarit të bashkisë dhe kërkojnë prej tij gjëra që nuk janë në kompetencat e tij. Nga ana tjetër, në bashkitë e vogla ka marrëdhënie të drejtpërdrejta mes këshillave bashkiakë dhe kryetarit dhe ai është menaxheri i vërtetë atje. Në vendet që janë në perëndim të vendit tonë, kryetarët e bashkive kanë ditë për pritje të qytetarëve. Megjithatë, ata jo gjithmonë ia dalin t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe këtu vjen ndihma e ekspertëve të ekipeve të tyre, të cilët mund të komunikojnë më shumë me qytetarët. Mirëpo, kjo është diçka që nuk bëhet në vendin tonë. Përveç kësaj, çdo këshilltar bashkiak gjithashtu duhet të ketë një ditë pritjeje, por kjo në fakt nuk ndodh. Në bashki ka vende ku qytetarët mund të bëjnë kallëzime, por ato jo gjithmonë kontrollohen nga specialistët të cilët të mund t'i përcjellin drejt kryetarit të bashkisë problemet në fjalë”.

Sa i përket mundësisë që qytetarët të shprehin mendimin e tyre, të bëjnë pyetje dhe propozime në nivel të pushtetit lokal, Kliment Najdenov është i bindur se mjeti i vetëm që e lejon këtë janë diskutimet publike. Megjithatë, nevojitet një ndryshim në lidhje me zbulimin e tyre, pasi për momentin informacioni nëse, kur dhe për çfarë teme do të diskutohet mbetet keq i paraqitur dhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë janë shumë të paktë.

Foto: Radio Shumen, BTA, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD