Në polin tjetër janë fshatrat - në 747 prej tyre banorët janë midis 101 dhe 200, dhe më pak se 100 njerëz jetojnë në rreth 1716 vendbanime. 425 janë vendbanimet, ku jetojnë nga një deri në nëntë persona, në disa raste thuajse të shkëputur nga qendrat komunale, për të cilat kryetarët apo nënkryetarët e komunave janë e vetmja lidhje me vendin, burimi i vetëm i informacionit, i produkteve ushqimore, ilaçeve. Prandaj, nuk është e parëndësishme se çfarë njerëzish do të zgjidhen në këto vendbanime pas votimit vendor të 29 tetorit. Këtë ditë qytetarët bullgarë do të duhet të zgjedhin këshilltarët bashkiakë, kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve - në qytetet e Sofjes, Plovdivit dhe Varnës, si dhe komunat. Këta të fundit zgjidhen vetëm në fshatrat ku në adresën e përhershme janë të regjistruar mbi 100 persona.
Plakja e popullsisë dhe shpopullimi i shpejtë në qytetet e vogla dhe fshatrat është një nga problemet kryesore të pushtetit vendor. Një tjetër pengesë në punën e tyre shpesh rezulton të jetë komunikimi - si me qytetarët, ashtu edhe me administratën rajonale nën juridiksionin e së cilës është vendbanimi i caktuar. Këtu duhet të themi se nga ana administrative dhe territoriale, Bullgaria është e ndarë në 28 qarqe duke përfshirë 265 bashki.
Bashkia është njësia kryesore administrativo-territoriale në të cilën zhvillohet vetëqeverisja vendore.
Sa i përket ndarjes së pushteteve në nivel vendor, mund të bëjmë një krahasim me pushtetin shtetëror dhe të themi se pushteti ekzekutiv është në kompetencat e kryetarit të bashkisë dhe pushteti legjislativ është në kompetencat e këshillit bashkiak. Nuk ka asnjë autoritet gjyqësor në nivel lokal.
“Ekziston një, le ta quajmë, “mjedis i artë” në Bullgari, sipas të cilit shteti dhe administrata lokale ndajnë funksionet e tyre dhe kujdesen për mirëqenien e njerëzve - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Prof. Dr. Kliment Najdenov, ekspert për zhvillimin rajonal dhe dekan i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Gjeografisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” - Kryetari i qarkut është deri diku person kontaktues ndërmjet shtetit dhe pushtetit lokal, por nëse kryetari i bashkisë dhe kryetari i qarkut janë nga parti të ndryshme politike, mund të lindin probleme dhe tension më të madh, gjë që ndikon në punën e pushtetit lokal. Kontakti mes kryetarit të qarkut dhe kryetarit të ndonjë prej vendbanimeve bëhet në kuadrin e të ashtuquajturve këshilla regjionalë, por është e rëndësishme të theksohet se më tepër duhet rishqyrtuar modeli i mëparshëm i marrëdhënieve që ekziston, ai duhet të ndërtohet nga poshtë lart, me njerëzit në fund, të cilët e menaxhojnë kryetarin e bashkisë përmes këshilltarëve bashkiakë, dhe kryetari i bashkisë raporton para kryetarit të qarkut, i cili raporton në nivel shtetëror për atë që është bërë në bashkinë përkatëse”.
Profesor Najdenov thekson një mangësi serioze që ekziston si në nivel lokal, ashtu edhe në atë shtetëror – bëhet fjalë për kulturën dhe ndërgjegjësimin e ulët ose të munguar të njerëzve në lidhje me kompetencat dhe funksionet e institucioneve shtetërore dhe të drejtuesve të tyre.
“Nga njëra anë, qytetarët në shumicën e rasteve nuk e kuptojnë se cilat janë aftësitë e kryetarit të bashkisë dhe kërkojnë prej tij gjëra që nuk janë në kompetencat e tij. Nga ana tjetër, në bashkitë e vogla ka marrëdhënie të drejtpërdrejta mes këshillave bashkiakë dhe kryetarit dhe ai është menaxheri i vërtetë atje. Në vendet që janë në perëndim të vendit tonë, kryetarët e bashkive kanë ditë për pritje të qytetarëve. Megjithatë, ata jo gjithmonë ia dalin t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe këtu vjen ndihma e ekspertëve të ekipeve të tyre, të cilët mund të komunikojnë më shumë me qytetarët. Mirëpo, kjo është diçka që nuk bëhet në vendin tonë. Përveç kësaj, çdo këshilltar bashkiak gjithashtu duhet të ketë një ditë pritjeje, por kjo në fakt nuk ndodh. Në bashki ka vende ku qytetarët mund të bëjnë kallëzime, por ato jo gjithmonë kontrollohen nga specialistët të cilët të mund t'i përcjellin drejt kryetarit të bashkisë problemet në fjalë”.
Sa i përket mundësisë që qytetarët të shprehin mendimin e tyre, të bëjnë pyetje dhe propozime në nivel të pushtetit lokal, Kliment Najdenov është i bindur se mjeti i vetëm që e lejon këtë janë diskutimet publike. Megjithatë, nevojitet një ndryshim në lidhje me zbulimin e tyre, pasi për momentin informacioni nëse, kur dhe për çfarë teme do të diskutohet mbetet keq i paraqitur dhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë janë shumë të paktë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..