Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se kabineti ka një program menaxhimi deri në fund të vitit 2024. Në forumin "Takimi i biznesit me qeverinë", Denkov theksoi se po punohet për fillimin e reformave të prapambetura në drejtësi, administratë dhe arsim. Qëllime të tjera të Bullgarisë janë anëtarësimi në Shengen dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Modernizimi i ekonomisë bullgare është prioriteti i tretë i theksuar nga Denkov.
“Duhet të rrisim besimin ndërkombëtar, sepse investitorët janë të interesuar për këtë! Duhet të stabilizojmë sistemin politik, sepse të gjithë investitorët po thonë se është problem për ta nëse nuk ka stabilitet politik”, shpjegoi kryeministri. Ai theksoi se vendimet e partive të shumicës parlamentare që qëndrojnë pas kabinetit duhet të merren me konsensus për të qenë të qëndrueshme në kohë.Përgatitja teknike për futjen e euros në vendin tonë vazhdon me ritme të mira. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova në takimin e ministrave të financave dhe ekonomisë të vendeve të BE-së - ECOFIN në..
Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një rritje prej 10% e të gjitha pagave. Sipas llogaritjeve të sindikatës, kjo do të kushtojë pak më pak se 900 milionë euro,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) publikoi "deklaratën e saj për daljen nga kriza politike në Bullgari". Koalicioni kërkoi mbështetjen e 160 deputetëve në parlament për deklaratën për të pranuar mandatin e dytë për të formuar..
Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024,..
Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten..
Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për..