Më 18 tetor të krishterët ortodoksë nderojnë dëshmoren e madhe të Shenjtë Zllata Mëglenska. Ajo jetoi gjatë sundimit osman në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të dhe u flijua për besimin në Krishtin.
Zllata Mëglenska lindi në një familje të varfër bullgare në fshatin Sllatino të Eparkisë Maglenska - sot në kufijtë e Greqisë. Ajo ishte e bukur, por e përulur, e famshme për devotshmërinë dhe zemrën e saj të pastër. Një ditë një djalosh turk e rrëmbeu atë, duke kërkuar që ajo të hiqte dorë nga besimi i saj, të pranonte islamin dhe të martohej me të. Megjithatë, vajza qëndroi e patundur, edhe kur familja e saj u kërcënua me vdekje.
Zllata Mëglenska u torturua për një kohë të gjatë. Më në fund e varën dhe e prenë trupin në copa. Me një shpirt të pastruar në vuajtje, ajo u paraqit para Zotit më 18 tetor të vitit 1795.
Shën Zllata Mëglenska u shpall martire e madhe dhe nderohet në mbarë botën ortodokse.
Me ide të historianit prof. Pllamen Pavllov, që nga viti 2009 Shën Zllata Mëglenska u caktua mbrojtësja qiellore e bullgarëve jashtë vendit. Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vendosi në emër të saj një çmim për gruan bullgare të vitit, i cili ndahet për bashkatdhetaret që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes kombëtare dhe identitetit kulturor të komuniteteve tona në mbarë botën.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bg.wikipedia.org, kmeta.bg
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit..