Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qendër e re arsimore dhe kulturore do të prezantojë traditat dhe komunitetin hebre

Qendra pritet të hapi dyert në vitin 2025

Foto: ip-arch.com

"Në një vend ku nuk ka njerëz, ji ti një person" - thotë një shprehje e mençur që lidhet me kulturën dhe thelbin e komunitetit hebre. Nuk ka statistika të sakta se sa hebrenj ka në Bullgari, por sipas organizatës së tyre"Shallom", komuniteti i tyre numëron afro 6000 njerëz. Në qendër të kryeqytetit tonë ndodhet Sinagoga e bukur e Sofjes. Në historinë tonë më të re - në vitin 1991, u krijuan kushte për mësimin e gjuhës hebraike në Shkollën e Sofjes 134 "Dimço Debeljanov" të Sofjes, fillimisht si lëndë me zgjedhje, dhe disa vite më vonë u miratua një plan mësimor, sipas të cilit të gjithë fëmijët nga klasa e parë të studiojnë hebraishten si gjuhën e tyre të parë të huaj. Në vitin 2019, një shkollë hebraike hapi dyert në Sofje. Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë edhe një qendër kulturore dhe prona të tjera të shpërndara nëpër qytet, gjë që krijon vështirësi në organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore.

Prandaj, aktualisht po punohet për krijimin e një qendre të re kulturore dhe arsimore që do të strehojë shkollën dhe do të fokusojë aktivitetet në lidhje me edukimin dhe ruajtjen e kulturës hebraike në Bullgari.

Të gjitha hapësirat e godinës, e cila do të hapë dyert në vitin 2025, janë projektuar të jenë sa më komode, multifunksionale dhe të hapura për njerëzit që do t'i përdorin.

Kompleksi kulturor-arsimor, në të cilin do të shkollohen mbi 600 fëmijë nga 1 deri në 18 vjeç, në kopshtin dhe shkollën e parashikuar për këtë qëllim, do të ndodhet në territorin e lagjes së vjetër hebraike në kryeqytet. Vizita brenda do të jetë plotësisht falas, pavarësisht nga feja dhe besimet e atyre që dëshirojnë ta vizitojnë.

Një nga arsyet e ndërtimit të kompleksit, sipas Julija Danodollovës, është "rivendosja e një pjese të vogël të edukimit hebre që zhvillohej në vendin tonë para Luftës së Dytë Botërore":

“Një pjesë e madhe e shkollave hebraike në Bullgari u mbyllën pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pasi 90% e popullsisë hebreje shkoi të jetonte në Izrael – kujton ajo. – Në vendin tonë nga 50 mijë kanë mbetur për të jetuar vetëm 5-6 mijë. Me ndryshimet pas luftës, prona private u shtetëzua, gjë që ndodhi edhe me pronat hebraike dhe shkollat ​​hebraike pushuan së funksionuari sepse kjo nuk tolerohej nga autoritetet e kohës.

Komuniteti hebre e krijoi këtë qendër edhe me qëllim që të afrohet edhe të jetë sa më pranë të gjithë qytetarëve të Sofjes:

“Është shumë e rëndësishme të thuhet se komuniteti hebre krijon këtë qendër, të cilën ne nuk do të donim ta izolonim që të ishte vetëm për këtë komunitet – shpjegon Dandollova. – Ky komunitet ka qenë gjithmonë i integruar mirë në shoqërinë bullgare dhe ne nuk jemi ndjerë në asnjë mënyrë të ndarë. Prandaj po ndërtojmë një bibliotekë dykatëshe, e cila do të jetë një lloj qendre kulture dhe dijeje jo vetëm për anëtarët e komunitetit, por edhe për qytetin e Sofjes në përgjithësi. Ne duam të tregojmë se një institucion arsimor mund të shërbejë si një shtëpi për shumë njerëz, përtej studentëve dhe mësuesve.”

Përveç një shkolle, një biblioteke, një qendre kulturore dhe një departamenti administrativ me zyra të organizatës "Shallom", godina e re do të ketë edhe një kopsht fëmijësh.

Dihet se në kopshtet kanë një problem serioz me shfrytëzimin joefikas të hapësirave shumë të mëdha, si p.sh. vendet për të fjetur. Prandaj, gjatë projektimit u gjet një zgjidhje interesante: "Gjatë pjesës së ditës kur fëmijët luajnë, vendet e fjetjes janë bosh, kështu që në kopsht kemi mundur të ofrojmë shtretër që mund të kthehen në rrëshqitëse për fëmijë.” – shpjegojnë arkitektët e projektit dhe drejtojnë vëmendjen tonë në një moment tjetër të rëndësishëm për hebrenjtë në komunikimin e tyre me njëri-tjetrin:

“Përveç librave, hebrenjtë kujdesen shumë edhe për ushqimin, sepse ai i bashkon – shton arkitektja Maria Stajnova. – Arritëm të bëjmë një lidhje të drejtpërdrejtë mes kopshtit dhe mensës në shkollë. Kështu, Përveç nxënësve që do të jenë në gjendje të gatuajnë, aty do të jenë edhe fëmijët më të vegjël, së bashku me të rriturit që do t'u tregojnë atyre se si të përgatisin gatime të ndryshme”.

Edhe pse është jashtëzakonisht sfidues, projekti për krijimin e qendrës së komunitetit hebre shoqërohet gjithashtu me shumë emocione pozitive si për arkitektët ashtu edhe kontraktorët e tij. Leti dhe Marija mezi presin të shohin ndërtesën gati për të mirëpritur dhe bashkuar njerëzit.

Foto: IPA Arkitektë, Lusio Arkitektë, 5A Arkitektë

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD