“Nëse i shikoni me vëmendje detajet, mund të mahniteni nga shumëllojshmëria e ngjyrave dhe formave. Veçanërisht karakteristike është ndërtesa e Banjës Qendrore Minerale në Sofje, ku ka detaje të jashtëzakonshme. Një fakt interesant është se ato janë prodhuar në Bullgari, në fabrikën tashmë të zhdukur "Izida", në qytetin Elin Pelin, afër kryeqytetit.
Atje pothuajse nuk ka detaje që përsëriten, megjithëse disa nga modulet duken ritmikisht në fasadë. Vite më parë, kur nisi restaurimi i fasadës së godinës, problemi i restaurimit të disa ornamenteve të dëmtuara nga koha rezultoi thuajse i pakapërcyeshëm. Teknologjia tani ka ndryshuar dhe fabrika në Elin Pelin sot prodhon pllaka faiane për shtëpinë. Aftësitë e mjeshtërve të vjetër kanë humbur dhe nuk ka se kush të rivendosë një teknikë kaq komplekse si “majolica”, e cila u përdor për të dekoruar banjën në Sofje.”
Pjesëmarrja e artistit në ekspozitat botërore në fillim të shekullit të 20-të, si ato në Liège, Milano, Londër dhe Paris, ka një rëndësi të madhe. Ai u angazhua aktivisht në projektimin e pavianëve me të cilët prezantohet Bullgaria. Në prodhimin e tyre artisti vendosi elemente karakteristike kombëtare që i bënë përshtypje audiencës ndërkombëtare. Harallampi Taçev është ndër pionierët edhe në heraldikë. Në praktikë, deri në këtë moment - fillimi i shekullit të ri, heraldika ishte pothuajse e panjohur për artistët bullgarë, por edhe për të huajt që erdhën për të punuar në Bullgari:
“Taçev duhej të fillonte nga zeroja. Fillimisht duhej të bëhej një sondazh, më pas të hartohej simboli i qytetit, i cili do të ishte në përputhje me kërkesat strikte të formuara ndër shekuj. Është bërë urgjentisht në vitin 1900, kur po bëheshin përgatitjet për pjesëmarrje në Ekspozitën Botërore në Paris. Administrata e qytetit në një moment e kuptoi se kryeqyteti nuk kishte stemë dhe kjo ishte e papranueshme për një vend që po shkonte drejt zgjedhjes së tij qytetëruese. Atëherë krijimi i stemës së Sofjes iu besua të riut Harallampi Taçev.
Skema e stemës së tij është prej 5 elementësh që përshtaten në një mburojë të stilizuar. Më vonë e njëjta skemë u përsërit në një formë të ndryshme në stemat e shumë qyteteve të tjera bullgare dhe vepra e tij u shfrytëzua si një model për krijimin e tyre.”
Foto: visitsofia.bg, sosofia.com, BGNES, arkiv
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..