“Subjekti duhet të jetë padyshim i shkolluar, të zotërojë mirë shkrimin, të lexojë shpejt në mendjen e tij dhe mbi të gjitha, të zotërojë kënaqshëm llogaritjet e thjeshta ... " Kështu një fejton përshkruan me shaka se si një shekull më parë në trojet tona e kanë përfytyruar kandidatin ideal, i cili në institucionet e zgjedhura do të mbronte të drejtën e qytetarëve për mirëqenie dhe një jetë dinjitoze.
Dhe ndonëse ata që sot janë në rrugën e pushtetit i plotësojnë formalisht shumicën e kritereve – sidomos nëse fluturojmë si një zog mbi “dorëshkrimin” e tyre në rrjetet sociale, kjo nuk i bën aspak më të preferuarit. Sepse, përveç aftësive që mund të fitoheshin me zell, bullgarët në të kaluarën kërkonin nga pushtetarët e vet edhe virtyte të tjera, si familje e mirë, pamje e denjë dhe respekt – cilësi të përjetshme që vlerësohen edhe sot.
Mirëpo, në çfarë mase, në kohën tonë dhe në prag të zgjedhjeve vendore, kritere të tilla mund të jenë udhërrëfyes për votuesit?
“Këto janë kërkesa sipas kohës, të cilat këto ditë duke pasur parasysh moralin politik janë thuajse të pamundura – përgjigjet Jordan Minçev, autor i platformës së internetit “Në mejdan”. - Këto janë cilësi të përhershme, por ne i kemi kthyer nga ana tjetër. Për shembull, në atë kohë, që të ishte një person "i pasur financiarisht", duhej të linte mënjanë para, pronë dhe bagëti. Ndërsa sot, shumica e njerëzve ushqejnë shpresën për t'u bërë financiarisht të begatë vetëm pasi të ulen në karrigen e caktuar dhe në një moment ata vetë të tregojnë se kush do të ulet në të njëjtën karrige."
Sipas Jordan Minçevit, në pozitat e zgjedhura ka njerëz të zgjuar dhe të arsimuar, por ndonjëherë ndihesh i trishtuar duke i parë ata të zbresin në një nivel më të ulët - qoftë për t'u kuptuar apo për të lënë përshtypje.
“Të jetë i sjellshëm, i vëmendshëm, të mos jetë i zhurmshëm – kujton ai një tjetër kriter në të kaluarën. – Kur i sheh sesi e thërrasin njëri-tjetrin në sallën plenare të bëhet e qartë se paaftësia ka qenë gjithmonë e zhurmshme. Përndryshe, ajo nuk ka se si të dëgjohet.”
Të zhytur në problemet fyese të shekullit të 21-të, ka pak të ngjarë që votuesit të kërkojnë sofistikim, sjellje të mirë dhe shpirt familjar në zgjidhjen e problemeve të tyre prozaike. Ja zërat e disa prej tyre në qytetin e Shumenit /Bullgari Verilindore/:
"Unë jam një punëdhënës - si mund t'i bëj njerëzit të punojnë kur nuk kam autobusë adekuat midis fshatrave?" Kjo do të thotë që unë duhet të ndaj resurse, megjithëse bashkia mund të kujdeset për këto gjëra.”
“Në spital çdo gjë duhet rregulluar, sepse askush nuk i kushton vëmendje askujt. Gruaja ime është shtatzënë dhe në dhomën e emergjencës u desh të prisnim 3 orë para se të shtrohej me dhimbje stomaku. Mund të them diçka edhe për patentën e shoferit. E kam marrë këtu, por e ndërrova në Gjermani sepse ishte prishur. Dhe meqenëse dua të qëndroj në Bullgari, shkova për një dublikatë, por më dërguan në Gjermani për të rivendosur të drejtat e mia”.
“Pritjet e mia janë zero sepse të gjithë kërkojnë të vjedhin para. Ne paguajmë sigurime, vinjeta dhe absolutisht asgjë. Dy goma shpërthyen dje para syve të mi. Për gjithçka është faji i kryetarit të bashkisë - nëse ai nuk bën asgjë, nuk ka njeri tjetër”, thotë një banor i Shumenit.
“Nuk mund të dalim të sigurt me karrocë, sepse nuk kemi trotuare”, thotë një nënë e re nga Shumeni. Dje nuk kishim ujë - përveç faktit që kushton shumë, nuk e përdorim për asgjë tjetër përveç nevojave më minimale.”
“Është shumë e vështirë të gjesh punë, sidomos për të rinjtë si unë. Kam 4 muaj që nuk e bëj dot, sepse punëdhënësit kërkojnë praktikë, por nuk mund ta marrësh, kur sapo je diplomuar”, thotë një 25-vjeçare.
“A mendoni se ka arsim? I shihni të rinjtë? – pyet retorikisht një qytetar dhe vazhdon: – Për mua arsimi është më i keqi. Kujdesi shëndetësor - çfarë po bëjmë? Ky është një problem kombëtar. Thjeshtësia që po përhapet, varet sërish nga pushtetarët”- bën përfundimin një qytetar.
Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e problemeve të paraqitura varen pikërisht nga pushtetarët, ndaj duhet të votojmë me maturi në zgjedhjet e ardhshme vendore më 29 tetor. Jordan Minçev ofron shkallën sipas së cilës do të votojë në zgjedhje.
“Dëgjoj me shumë kujdes se çfarë thonë kandidatët”, thotë ai. - Nuk dua të flasin për të ardhmen. Kur më flasin në kohën e tashme, më bëhet e qartë se cila do të jetë e ardhmja. Sa më shumë që më premtojnë për të ardhmen, aq më shumë bie topi në peshoren time.”
Jordan Minçev përfundon me një aksiomë që ka ardhur koha për të shkatërruar përfundimisht:
“Një person që gënjen nuk mund të jetë kryebashkiak i mirë. Por nëse nuk gënjen, nuk mund të bëhet kryetar bashkie. Dhe ne e kemi pranuar këtë dhe i tregojmë njëri-tjetrit, e themi me buzëqeshje, qeshim me të dhe në të njëjtën kohë votojmë pikërisht për njerëz të tillë”.
Përpiloi: Diana Cankova /janë përdorur intervistat e Zdravka Rusevës dhe Ajshe Ljatifit nga Radio Shumen/
Foto: BNR - Shumen, Simona Aleksieva, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..