Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të shpjegojë argumentet e saj për Shengenin derisa të dëgjohet

Kryeministri Nikollaj Denkov
Foto: Këshilli i Ministrave

Sot nuk pritet përgjigje nga Austria për pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha në aeroportin e Sofjes kryeministri Nikollaj Denkov para nisjes për në Vjenë për një takim me kancelarin austriak Karl Nehammer. Qëllimi është t'i shpjegojmë shoqërisë dhe politikanëve austriakë se është më mirë për ta që Bullgaria dhe Rumania të jenë në Shengen. Për ta, kjo do të thotë kufij të jashtëm më të mbrojtur të BE-së, më pak migrim në Evropë, ushqim më të lirë, inflacion më të ulët, siguri më të madhe energjetike. Këto janë argumente të qarta dhe të shkurtra dhe do t'i sqarojmë derisa të dëgjohen, tha Denkov. “Ky është një proces që kërkon zgjidhje në nivel evropian”, theksoi kryeministri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Resorti malor në Rilla "Maljovica" na fton për rrëshqitje me ski natën

Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..

botuar më 25-01-18 6.25.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..

botuar më 25-01-17 7.45.MD

37.4% e bullgarëve e pranojnë formulën e qeverisë së re

37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk ​​e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..

botuar më 25-01-17 3.54.MD