Me 11 vota “pro” dhe 3 “kundër”, komisioni parlamentar i energjetikës hodhi poshtë veton e presidentit për ndryshimet në Ligjin për Energjetikës, që parashikojnë liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe GERB deklaruan se i kuptojnë argumentet sociale të presidentit, por për shkak të fondeve që priten nga Brukseli në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ligji duhet të miratohet dhe do të specifikohet më tej se si do të zbatohet. Hapi tjetër është që vetoja të votohet në seancë plenare. GERB thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të premten - 27 tetor. Mbajtësit e mandatit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) deklaruan se do ta bojkotojnë mbledhjen.
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..