Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve lokale

| rinovuar më 23-10-29 11.49.MD
Foto: BGNES

Në orën 20:00 me orën lokale përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale në Bullgari. Sipas KQZ-së, votimi u zhvillua normalisht dhe pa shkelje të theksuara.

Në Sofje, po pritet një balotazh midis Vasill Terziev (PP-DB, Shpëto Sofjen) dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majta, etj.). Gjithashtu do të ketë balotazh në Plovdiv - midis Kostadin Dimitrov (GERB) dhe Ivajllo Staribratov (PP-DB), Varna - midis Ivan Portnih (GERB) dhe Bllagomir Kocev (PP-DB), në Bllagoevgrad - midis Illko Stojanov (i pavarur) dhe Metodi Bajkushev (PP-DB). Në Kërxhali fitues është kandidati i DPS-së Erol Mjumjun me 55.8%.

Burgasi, Stara Zagora dhe Vraca janë ndër qytetet, në të cilat sipas të dhënave paraprake është zgjedhur kryetari i bashkisë akoma në raundin e parë. Në Burgas fiton kryetari i mëparshëm Dimitër Nikollov, në Stara Zagora - Zhivko Todorov, dhe në Vraca - Kalin Kamenov fitoi mandatin e tretë me një avantazh të madh. Edhe të tre janë kandidatë të GERB-it.

Aktiviteti në kryeqytet në orën 19.00 ishte 36.0%, në Plovdiv - 33.7%, në Varna - 39.9%, në Bllagoevgrad - 55.0%, dhe në Kërxhali - 39.2%.

Në votën për këshilltarët bashkiakë në Sofje kryeson PP-DB, “Shpëto Sofjen” - 40,6%, në Plovdiv GERB kryeson me 29,7%, e ndjekur nga PP-DB me 22,1%, në Varna - GERB (22,8%) dhe PP-DB ( 21,8%), në Bllagoevgrad - GERB me 20,1%, e ndjekur nga PP-DB - 15,2%, në Kërxhali DPS është sërish me 56%.

Pjesëmarrja në votimin për këshilltarët bashkiakë në orën 19:00 në Sofje ishte 35,3%, në Plovdiv - 32,9%, në Varna - 40,0%, në Bllagoevgrad - 54,5%, në Kërxhali - 39,2%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 korrikun 2023

Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-07-22 7.25.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD
Kristian Vigenin

Nëse BSP merr mandatin e tretë, do të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh

Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..

rinovuar më 24-07-22 5.23.MD