Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve lokale

| rinovuar më 23-10-29 11.49.MD
Foto: BGNES

Në orën 20:00 me orën lokale përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale në Bullgari. Sipas KQZ-së, votimi u zhvillua normalisht dhe pa shkelje të theksuara.

Në Sofje, po pritet një balotazh midis Vasill Terziev (PP-DB, Shpëto Sofjen) dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majta, etj.). Gjithashtu do të ketë balotazh në Plovdiv - midis Kostadin Dimitrov (GERB) dhe Ivajllo Staribratov (PP-DB), Varna - midis Ivan Portnih (GERB) dhe Bllagomir Kocev (PP-DB), në Bllagoevgrad - midis Illko Stojanov (i pavarur) dhe Metodi Bajkushev (PP-DB). Në Kërxhali fitues është kandidati i DPS-së Erol Mjumjun me 55.8%.

Burgasi, Stara Zagora dhe Vraca janë ndër qytetet, në të cilat sipas të dhënave paraprake është zgjedhur kryetari i bashkisë akoma në raundin e parë. Në Burgas fiton kryetari i mëparshëm Dimitër Nikollov, në Stara Zagora - Zhivko Todorov, dhe në Vraca - Kalin Kamenov fitoi mandatin e tretë me një avantazh të madh. Edhe të tre janë kandidatë të GERB-it.

Aktiviteti në kryeqytet në orën 19.00 ishte 36.0%, në Plovdiv - 33.7%, në Varna - 39.9%, në Bllagoevgrad - 55.0%, dhe në Kërxhali - 39.2%.

Në votën për këshilltarët bashkiakë në Sofje kryeson PP-DB, “Shpëto Sofjen” - 40,6%, në Plovdiv GERB kryeson me 29,7%, e ndjekur nga PP-DB me 22,1%, në Varna - GERB (22,8%) dhe PP-DB ( 21,8%), në Bllagoevgrad - GERB me 20,1%, e ndjekur nga PP-DB - 15,2%, në Kërxhali DPS është sërish me 56%.

Pjesëmarrja në votimin për këshilltarët bashkiakë në orën 19:00 në Sofje ishte 35,3%, në Plovdiv - 32,9%, në Varna - 40,0%, në Bllagoevgrad - 54,5%, në Kërxhali - 39,2%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill

Patriarku Daniill uroi Mitropolitin e Kievit nga Patrikana e Moskës

Patriku bullgar Daniill i dërgoi një letër Mitropolitit të Kievit dhe të gjithë Ukrainës Onufrij, njoftoi Patrikana Bullgare. Në mesazh thuhet: “Lumturia Juaj, në datën e sotme pikërisht 10 vjet më parë, inaugurimi juaj solemn si Mitropoliti i Kievit..

botuar më 24-08-20 10.06.PD
Ichak Hercog dhe Rumen Radev

Presidentët Rumen Radev dhe Ichak Hercog diskutuan çështje humanitare

Kreu i shtetit Rumen Radev bisedoi në telefon me presidentin e Izraelit, Ichak Hercog, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. U diskutuan aspekte të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, mundësitë për deeskalim të konfliktit ushtarak në rajon,..

botuar më 24-08-20 8.36.PD

Parashikimi i motit për 20 gushtin 2024

Të martën edhe para mesditës do të ketë reshje shiu dhe bubullima në pjesën më të madhe të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa pasdite edhe në Bullgarinë Qendrore. Mund të ketë breshër dhe erëra të forta. Në lindje do të jetë me diell. Temperaturat..

botuar më 24-08-19 7.15.MD