Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve lokale

| rinovuar më 23-10-29 11.49.MD
Foto: BGNES

Në orën 20:00 me orën lokale përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale në Bullgari. Sipas KQZ-së, votimi u zhvillua normalisht dhe pa shkelje të theksuara.

Në Sofje, po pritet një balotazh midis Vasill Terziev (PP-DB, Shpëto Sofjen) dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majta, etj.). Gjithashtu do të ketë balotazh në Plovdiv - midis Kostadin Dimitrov (GERB) dhe Ivajllo Staribratov (PP-DB), Varna - midis Ivan Portnih (GERB) dhe Bllagomir Kocev (PP-DB), në Bllagoevgrad - midis Illko Stojanov (i pavarur) dhe Metodi Bajkushev (PP-DB). Në Kërxhali fitues është kandidati i DPS-së Erol Mjumjun me 55.8%.

Burgasi, Stara Zagora dhe Vraca janë ndër qytetet, në të cilat sipas të dhënave paraprake është zgjedhur kryetari i bashkisë akoma në raundin e parë. Në Burgas fiton kryetari i mëparshëm Dimitër Nikollov, në Stara Zagora - Zhivko Todorov, dhe në Vraca - Kalin Kamenov fitoi mandatin e tretë me një avantazh të madh. Edhe të tre janë kandidatë të GERB-it.

Aktiviteti në kryeqytet në orën 19.00 ishte 36.0%, në Plovdiv - 33.7%, në Varna - 39.9%, në Bllagoevgrad - 55.0%, dhe në Kërxhali - 39.2%.

Në votën për këshilltarët bashkiakë në Sofje kryeson PP-DB, “Shpëto Sofjen” - 40,6%, në Plovdiv GERB kryeson me 29,7%, e ndjekur nga PP-DB me 22,1%, në Varna - GERB (22,8%) dhe PP-DB ( 21,8%), në Bllagoevgrad - GERB me 20,1%, e ndjekur nga PP-DB - 15,2%, në Kërxhali DPS është sërish me 56%.

Pjesëmarrja në votimin për këshilltarët bashkiakë në orën 19:00 në Sofje ishte 35,3%, në Plovdiv - 32,9%, në Varna - 40,0%, në Bllagoevgrad - 54,5%, në Kërxhali - 39,2%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 majin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen dhe do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Të premten do të mbizotërojë mot me diell, por pas mesditës mbi zonat malore në gjysmën perëndimore të vendit do të..

botuar më 24-05-23 7.35.MD

Në Sofje u mbajt një protestë kundër paligjshmërisë në rrugë

Shoqata “Engjëjt në rrugë”, е cila bashkon familjet që kanë humbur njerëz të afërm në aksidente trafiku, zhvilloi një protestë në kryeqytet me titullin “STOP paligjshmërisë në rrugë”. Ata u mbështetën nga një sërë organizatash joqeveritare. Ninella..

botuar më 24-05-23 5.58.MD

Bullgarët në 60 vende të botës do të votojnë për Asamblenë Kombëtare më 9 qershor

Me vendim të KQZ-së, 769 qendra votimi në 60 vende janë caktuar për zgjedhjet e ardhshme të Asamblesë Kombëtare më 9 qershor. Më shumë seksione ka në Turqi - 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut - 118...

botuar më 24-05-23 5.32.MD