Qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme miratoi paketën e ligjeve që i dërgoi Kuvendit Popullor në lidhje me miratimin e buxhetit për vitin 2024. Ministri i financave Asen Vasilev parashikon në buxhetin e vitit 2024 inflacion ndërmjet 3 dhe 4.8%, dhe rritje e PBB nga 3.2. Pritshmëria është për një Produkt të Brendshëm Bruto (PBB) prej 102.5 miliardë euro. Parametrat përfundimtarë të buxhetit varen edhe nga ligjet tatimore që parlamenti do të miratojë. Buxheti do të publikohet për diskutim, tha Vasilev. Norma zero e TVSH-së për bukën dhe miellin mbetet deri në mesin e vitit 2024. Propozohet ruajtja e TVSH-së nga 9% për restorantet dhe hotelierët, por vetëm nëse industria pranon pagesën elektronike të pagave me transfertë bankare. Të gjitha ndërmarrjet me qarkullim vjetor më të vogël se 50 mijë euro do të paguajnë taksën e patentës, jo TVSH-në dhe paratë nga taksat do të shkojnë për komunat, tha Vasilev.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..