Në një ceremoni solemne, Presidenti Rumen Radev dekoroi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj Donika Hoxha, me Urdhrin “Kalorësi i Madarës”. Ajo mori çmimin shtetëror për merita veçanërisht të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
“Ky vlerësim i lartë është shprehje e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadores Hoxha për të ndërtuar një partneritet mes dy vendeve tona të bazuara në besimin reciprok, mirëkuptimin dhe miqësinë”, tha kreu i shtetit. Ai theksoi se mandati i saj ka pasur edhe momente të vështira, si krizat rajonale dhe globale, pandemia e koronavirusit. “Ajo arriti të kontribuojë në zhvillimin, thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona dhe në ruajtjen e dinamikës pozitive në dialogun politik në të gjitha nivelet”, theksoi Rumen Radev.
Bullgaria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha edhe presidenti . Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe punën e suksesshme për ndërtimin e korridorit strategjik №8. Ai vuri në duke shpresën që pala shqiptare të vazhdojë të garantojë një mjedis të favorshëm për komunitetin e madh bullgar në Shqipëri.
Duke pranuar dekoratën e lartë Ambasadorja Donika Hoxha theksoi se “minoriteti bullgar në Shqipëri është një urë e fortë në konsolidimin e marrëdhënieve tona tradicionale historike miqësore”. “Tirana pret që Sofja të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha gjithashtu Hoxha.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj pritet të bëjë një vizitë në Bullgari në dhjetor.
Foto: BTA, BGNESFormimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..