Kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasil Terziev, do të takohet me të gjitha partitë në Këshillin Bashkiak të Sofjes për të kërkuar marrëveshje se kush duhet të kryesojë këshillin e bashkisë së kryeqytetit.
"Ka tre muaj për të zgjedhur një kryetar të Këshillit, por nëse kjo nuk ndodh, do të duhet të mbahen zgjedhje të reja për Këshillin Bashkiak," tha ai pas një takimi me kryeministrin Nikollaj Denkov në Këshillin e Ministrave. Vasill Terziev shprehu shpresën se të mos arrihet deri në masë ekstreme, sepse kjo do të thotë bllokim i plotë i punës së Komunës Metropolitane.
Në takim, kryetari i komunës ngriti çështje që kanë të bëjnë me arsimin, kulturën, infrastrukturën dhe financimin e komunave. Nga ana e tij, kryeministri tha se problemet e bashkive janë në qendër të vëmendjes së kabinetit dhe se së shpejti pritet një takim me Asociacionin Kombëtar të Bashkive.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..