Deputetët u gjendën në ngërç në votimin e mosbesimit të dytë ndaj kabinetit të Nikollaj Denkov të kërkuar nga opozita - BSP, “Ka popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” për shkak të menaxhimit të keq në sektorin “Sigurim dhe Mbrojtje Kombëtare”. Parlamenti nuk mori një vendim për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo situatë u arrit pasi përfaqësuesit e GERB dhe DPS u larguan nga salla plenare menjëherë para votimit. Arsyeja ishte propozimi i GERB-it, i refuzuar nga parlamenti, që brenda një afati treditor të hiqet derogimi për importin e naftës ruse në vendin tonë. Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u ndërpre. Procedura e radhës e votimit të mosbesimit do të zhvillohet ditën e premte më 17 nëntor.
Negociatat për formimin e qeverisë mes GERB-it dhe forcave parlamentare të ftuara nga partia do të zhvillohen ndërmjet 16 dhe 20 dhjetorit. Bisedimet politike do t'i paraprijnë dorëzimit nga presidenti të mandatit të parë në Asamblenë e 51-të Kombëtare për..
Periudha festive në fund të vitit 2024 është mbi 10 ditë - nga 20 dhjetori deri më 2 janar, gjë që inkurajon udhëtimet, thotë Prof. Dr. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Shumë njerëz do ta shfrytëzojnë mundësinë..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje minus 1°. Vranësirat në vend do të rriten gjatë ditës nga perëndimi, ndërsa në zonat perëndimore pas mesditës do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..