Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, ansamblet folklorike janë si një Bullgari e vogël vendase

Diana Stoeva nga Vjena: Folklori është në zemër dhe nuk mund të zhduket

Me erën e bukës, të ëmbëlsuar me mjaltë, u pritën mysafirët e Takimit të Dytë krijues - seminari i drejtuesve të ansambleve folklorike bullgare jashtë vendit, i cili u mbajt më 11 dhe 12 nëntor në Sofje. Krahas shkëmbimit të dobishëm të përvojës, takimi u shndërrua në një festë të vërtetë për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, të lidhur me njëri-tjetrin nga fijet e padukshme të valles sonë popullore dhe muzikës popullore. Bullgarët u takuan në kryeqytetin e tyre të lindjes, erdhën për një për një ose dy ditë dhe më pas vazhduan punën e tyre në Norvegji, Francë, Spanjë, Itali, Gjermani apo edhe në SHBA.

Në seminar  - u diskutuan tema serioze për një marrëdhënie më të ngushtë mes shkollave dhe qendrave të folklorit bullgar jashtë vendit. Edhe veshja e pjesëmarrësve e tregonte se folklori është magji. Të gjithë kishin vendosur ndonjë detaj të kostumit popullor në rrobat e tyre ose në flokët e tyre. Mes fjalëve të shumta të ngrohta për faktin se folklori bullgar është pasuria e madhe jomateriale që sjell me vete çdo bullgar që zgjedh të jetojë jashtë vendit, dëgjojmë edhe fjalët e Diana Stoevës nga Vjena:

"Folklori është në zemër dhe nuk mund të zhduket. Kjo ndjenjë nuk shfaqet papritur, ne e bartim, por kur njeriu është jashtë e ndjen shumë më fort dhe dëshiron të bëjë më të mirën për çdo gjë bullgare."

Diana është nga Gorna Orjahovica, Rajoni i Veliko Tërnovos. Në vendlindjen e saj ajo është marrë që në fëmijëri me këngë popullore, ndërsa më vonë në Sofje vazhdoi me valle popullore në qendrën “Penço Sllavejkov”. Me profesion, Diana Stoeva është matematikane dhe pedagoge në Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeodezisë në Sofje, dhe shkenca është ajo që e solli atë në kryeqytetin austriak:

"Edhe para se të takohesha me teorinë e muzikës, gjithmonë thosha me vete si matematikan që duhet të ketë një logjikë - pse vallja „Rëçenica“ është në kohën 7/8, pse vallja „Dajçovo“është 9/8... ka një logjikë për këtë - shpjegon drejtuesja e ansamblit folklorik bullgar në Vjenë në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Për shembull, vallja „Dajçovo“, që është 9/8, masa e katërt është ajo e zgjeruar, kjo është matematikë e pastër, d.m.th. 2/8 plus 2/8, plus 3/8 - e treta, pjesa e gjatë, dhe kjo është 9/8. Pastaj, kur mësova se si kërcehen vallet, kuptova se ishte matematikë e pastër. Me këtë, unë shpjegoj se në mesin e matematikanëve ka edhe shumë muzikantë - ekziston një lidhje e madhe midis muzikës dhe matematikës."

Në çdo hap Diana Stoeva udhëhiqet nga dëshira për t'i treguar botës më të mirën e atdheut të saj. Tashmë në udhëtimet e saj të para, ajo bëri një prezantim për traditat dhe atraksionet natyrore të Bullgarisë. Të huajt menduan se kjo ishte pjesë e ndonjë programi marketingu dhe Diana shpjegoi se ajo bënte gjithçka vetëm sepse ishte krenare për Bullgarinë. Kur u vendos përgjithmonë jashtë vendit, ajo tashmë kishte një diplomë për drejtimin e një grupi folklorik dhe fare natyrshëm u bashkua me shoqatën "Ritmet bullgare" - Vjenë:

"Kam pasur përvojë edhe si drejtuese e ansambleve të valleve nga Sofja, ndërsa në Vjenë nuk kishte asnjë grup fëmijësh në shoqatë. Fillova të punoj edhe me të rriturit, grupet u rritën. Dhe në vitin 2019 u hap shkolla e dytë bullgare e së dielës "Prof. Ivan Shishmanov" dhe më ftuan të krijoj një grup fëmijësh për valle popullore. Ne, njerëzit e ansambleve folklorike jashtë vendit, ndihemi sikur jemi në një Bullgari të vogël atje, sepse kemi nevojë të flasim bullgarisht, të ndjehemi mes njerëzve shumë të afërt kur familjet tona janë larg. Fëmijët flasin me shumë dashuri për Bullgarinë dhe disa prej tyre nuk kanë lindur atje, por është shumë e rëndësishme që familja t'ia transmetojë këtë dashuri për atdheun dhe të rriten me këtë frymë që në moshë të vogël. Roli i shkollave bullgare është i madh, por gjithçka nis nga prindërit."

Për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Diana ka një rol të rëndësishëm edhe për t'i bërë bullgarët e vegjël në Vjenë të ndihen krenarë për rrënjët e tyre. Edhe këtë vit ajo po përgatit grupin e fëmijëve për të dalë në skenë dhe para një publiku ndërkombëtar. Nxënësit e saj do të performojnë më 9 dhjetor, kur tradicionalisht në kryeqytetin austriak mbahet një pazar i madh bamirësie i UNWG - një organizatë globale bamirëse e grave. Për pjesëmarrjen prestigjioze, grupi bullgar i valleve po përgatitet me kohë dhe në repertorin e tij ka përfshirë një valle nga Bullgaria Veriore, Pajdushko, Mëzhko Vllashko dhe Dajçovo horo.

Fotot: BTA, Facebook / Shoqata "Ritmet bullgare" (Bulgarischerhythmen)
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD