Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Prezantimi i fjalorit në Prishtinë, 20 nëntor 2023

U krijua një fjalor serbisht-shqip për fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim

“Demokraci”, “traditë”, “propagandë”, “bateri”, “epidemi”, “komshinj” – këto janë disa nga fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas, shkruan botimi shqip i Radios “Free Europe”. Këto dhe qindra fjalë të tjera pa pasur nevojë për përkthim janë mbledhur nga studentët e universiteteve të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të projektit të organizatës joqeveritare “Integra”. “Fjalori i fjalëve që nuk kanë nevojë për përkthim” synon të promovojë bashkëpunimin mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë, tejkalimin e paragjykimeve, njohjen e kulturave dhe ngjashmërive kombëtare. U mblodhën më shumë se 2000 fjalë, por në fjalor u përfshinë vetëm ato që "janë në një farë mënyre karakteristike për traditat dhe kulturën e përbashkët". "Një fjalë e tillë është "qef"(qejf). Përdoret për të përshkruar ndjenjën e kënaqësisë së jetës që na bën të lumtur”, shpjegon Maria Oroviq, profesoreshë në Beograd.

Këshilli i Evropës kritikon qëndrimin ndaj të kaluarës në vendet e ish-Jugosllavisë


Dështimi për të përballuar mizoritë e luftës dhe shkaqet rrënjësore të konfliktit në ish-Jugosllavi vazhdon të ketë pasoja shkatërruese për respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe afrimin social në rajon. Kështu thuhet në një raport të Këshillit të Evropës (KE), shkruan agjencia HINA. “Është koha për drejtësi efektive, dëmshpërblime dhe të vërtetat për viktimat”, tha në raport Dunja Mijatoviç, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës. “Stepja e dukshme e proceseve për t'u përballur me të kaluarën përkon me tendencat negative në fushën e të drejtave të njeriut”, thekson ajo, duke vënë në pah gjuhën e urrejtjes.“Kjo në fund të fundit kërcënon paqen e fituar me vështirësi”, shton Mijatoviç. Arsyeja kryesore për procesin negativ është “mungesa e vullnetit politik”.

Rumania do të ketë një port të ri në Detin e Zi


Rumania po ndërton një port të ri në Detin e Zi për të lehtësuar rëndesën e punës në portin e Konstancës të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, raportoi TV Digi24.

Porti do të ketë një sipërfaqe ujore prej 33 mijë metrash katrorë në bregun e kanalit Porta Alba-Midia Navodari. Sipas ekspertëve, porti i ri është i nevojshëm për shkak të fluksit të anijeve me kontejnerë dhe anijeve që transportojnë drithë, të cilat presin aty për shumë kohë. 25 km larg kanalit, autoritetet duan të zgjerojnë një port tjetër të quajtur Luminica për të rritur trafikun tranzit në rrugët ujore të brendshme. Dy projektet kushtojnë mbi 40 milionë euro dhe financohen nga BE. Një rekord prej 29.4 milionë tonë drithë u eksportua përmes Konstancës për 10 muajt e parë të vitit, ku gruri ukrainas përbënte 40% të ngarkesës.

Norma kryesore bankare në Turqi arriti një rekord prej 40 për qind


Banka Qendrore e Republikës së Turqisë rriti normën bazë të interesit për të 6-in muaj radhazi në 40 për qind. Ky është niveli më i lartë nën administrimin e presidentit turk Rexhep Erdogan, raportoi AFP. Banka rriti normën bazë të interesit me 5% që nga tetori. Institucioni bën me dije se niveli i shtrëngimit të politikës monetare është shumë pranë atij që nevojitet dhe ritmet e rritjes së normave të interesit do të ngadalësohen. Në qershor, Banka Qendrore rriti normën bazë të interesit nga 8.5 për qind në 15 për qind për herë të parë që nga viti 2021 dhe premtoi politikë më të shtrënguar monetare për të kontrolluar inflacionin. Kjo ishte rritja e parë e normës së interesit që kur Hafiz Erkan mori në dorë drejtimin e thesarit të shtetit. Më parë, nën presionin e Erdoganit, Banka uli normat e interesit dhe inflacioni turk për vitin 2022 arriti nivelin më të lartë të 24 viteve prej 85%. Inflacioni vjetor tani ka rënë në 61.36 për qind.

Cisternat greke e ndërprenë transportin e naftës ruse nga Deti i Zi

Kompanitë greke të transportit Minerva Marine, Thenamaris dhe TMS Tankers kanë ndaluar transportin e naftës ruse, raportoi CNN. Pezullimi vjen pasi sanksionet e SHBA-së mbi furnizimet u shtrënguan. Të tre kompanitë zotërojnë më shumë se 100 cisterna dhe kanë transportuar naftë dhe karburant nga portet ruse të Detit të Zi deri në tetor. Vëllimet ishin rreth 10 milionë tonë në muaj ose 2.4 milionë fuçi në ditë. Minerva Marine, Thenamaris dhe TMS Tankers kanë transportuar naftë ruse për dekada. Ata vazhduan ta bëjnë këtë edhe pasi kompanitë perëndimore u tërhoqën. Më 16 nëntor, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj 3 cisternave të naftës me flamur liberian - Kazan, Ligovsky Prospekt dhe NS Century - për transportimin e naftës ruse me një çmim mbi tavanin e vendosur prej 60 dollarë për fuçi. 20 kompani nga Rusia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut u përfshinë në listën e sanksioneve.

Foto: RFE/RL, coe.int, gazetadenavodari.ro, REUTERS, aa.com.tr

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Shqipërisë sa vjen dhe rritet

Bullgaria dhe Shqipëria gjithmonë kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë dhe kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, bashkëpunim i cili sa vjen e rritet. Radio Bullgaria ju informoi për takimet e kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov,..

botuar më 24-02-27 10.30.MD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov e quajti Shqipërinë kampione të Ballkanit në drejtim të integrimit evropian

Bullgaria dhe Shqipëria kanë një fat të ngjashëm historik në dekadat e fundit. Ne simpatizojmë politikanët dhe popullin shqiptar për përpjekjet e tyre në rrugën e integrimit evropian, tha kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov .  Në një..

rinovuar më 24-02-27 6.49.MD

Presidenti Rumen Radev: Dërgimi i trupave nga një vend i NATO-s në Ukrainë do të thotë një konflikt global

Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, Presidenti Rumen Radev komentoi një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron më 26 shkurt në një konferencë..

botuar më 24-02-27 3.38.MD