Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, në Universitetin e Sofjes, është ndër 50 organizatat në botë që kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në Aleancën e parë globale historike për krijimin e inteligjencës artificiale. Nisma е IBM dhe "Meta" u njoftua në SHBA dhe synon të bashkojë mendjet më të mëdha në botë nga sektori privat, rrethet akademike dhe institucionet për hir të ndërtimit të inteligjencës artificiale globale të hapur, të sigurt dhe të përgjegjshme, bëri të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Bullgari.
Dy kompanitë thanë se ky është një moment kyç për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe të ardhmen e saj. INSAIT bullgar e ka regjistruar emrin e saj në institucione shkencore kryesore, si NASA, CERN, universitetet - Harvard, Yale, Berkeley, Cyrih e të tjera, si dhe kompani teknologjike, si Sony, Linux, Intel, AMD dhe Dell. INSAIT është përfaqësuesi i vetëm i Evropës Lindore në projekt dhe e ka shkruar emrin e tij ndër themeluesit e nismës, raporton BTA.
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..