Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plejada e artistëve të shquar janë "Ambasadorët Bullgarë të Kulturës", të përzgjedhur nga dëgjuesit e BNR-së

Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së dhe dirigjentja e Korit të Radios për Fëmijë Venecia Karamanova
Foto: Ani Petrova

Edicioni i parë i fushatës së BNR-së "Ambasadorët Bullgarë të Kulturës" tashmë ka përfunduar me sukses. Fushata, në të cilën vetë dëgjuesit propozuan të preferuarit e tyre për çmimin "Ambasadorët Bullgarë të Kulturës", filloi në vitin 2021, por për shkak të pandemisë Covid-19 u shty prezantimi i çmimeve prestigjioze për vitin 2021 dhe 2022.

Kulmi ishte më 13 dhjetor, kur u shpallën fituesit e çmimit “Ambasador i Kulturës”. Të dalluarit janë 24 artistë të shquar në fushën e artit dhe kulturës bashkëkohore. Ndër shkrimtarët, ambasadorët e parë të kulturës ishin Georgi Gospodinov, Zdravka Evtimova, Zahari Karabashliev dhe Mirella Ivanova, ndër piktorët ishin Prof. Gredi Assa, Allcek Mishev dhe Katrin Tomova, mes dirigjentëve Venecia Karamanova, Najden Todorov dhe Yordan Kamdzhallov, si dhe interpretuesi virtuoz i fyellit Teodosij Spasov dhe pianisti Ljudmill Angellov. Shumica e tyre morën pjesë në ceremoninë në Hollin e Mermerit të BNR-së dhe personalisht u dekoruan nga drejtori i BNR-së Milen Mitev dhe nga Nina Caneva - gazetare në programin "Hristo Botev".

Georgi Gospodinov

Georgi Gospodinov para së gjithash falënderoi dëgjuesit e vitit 2021, sepse këtë zgjedhje e bënë ata edhe para çmimit “Booker” dhe çmimeve të tjera. Sipas fjalëve të shkrimtarit tonë të shquar, në sfida si kjo e sotmja, roli i kulturës dhe arsimit do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Ndërsa ato ecin dorë për dore. Më tepër nga Georgi Gospodinov:

“Bullgaria nuk ka shumë minerale, nuk ka gaz, nuk ka naftë, të vetmet burime të pashtershme që ka janë burimet e kulturës dhe artit dhe kjo është ajo që do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në një botë si kjo e sotmja, jam i bindur për këtë, ndaj faleminderit dëgjuesve për këtë çmim."

Milen Mitev dhe Katrin Tomova

Puna e një piktori zakonisht është e padukshme, ai është i vetëm, i mbyllur në studiot e tij dhe larg gjithë zhurmës së jetës kulturore, por kur vlerësohet si ambasador i kulturës, për një piktor ky është një vlerësim shumë i madh - Kjo është ajo që na thotë Katrin Tomova, e njohur këtu dhe në mbarë botën për pikturat e saj abstrakte:

“Kjo të jep vetëbesim, por mbi të gjitha të jesh ambasador i kulturës të jep ndjenjën e përgjegjësisë, sepse njeriu pikturon, i tregon gjërat e tij jashtë vendit, por gjithmonë dhe kudo që të jetë është i lidhur me vendin e tij, prandaj është edhe përgjegjësi. Përgjegjësia është ndaj vendit që të ka dhënë gjithçka – edhe frymëzimi edhe përshtypjet që i pasquron në krijimet e tua. Kur jam jashtë ndiej kënaqësi, sepse nga njëra anë prezantoj veten, por nga ana tjetër e di që prezantoj edhe vendin nga vij." .

Julijana Antonova - Murata

Një nga fitueset e çmimit "Ambasador Bullgar i Kulturës" për vitin 2021 jeton në Japoninë e largët, por përpiqet të krijojë një urë lidhëse midis dy kulturave shumë të ndryshme përmes kontakteve dhe njohjeve të saj personale. Kjo është Julijana Antonova - Murata, e cila nuk mundi të merrte pjesë vetë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por u bëri ftesë të gjithë bullgarëve që të vizitojë Tokën e lindjes së diellit. Çmimi i saj tani është në duart e gazetares Magdalena Gigova, e cila gjithashtu e admiron bashkatdhetaren tonë në Japoni, për shkak të rolit të saj si ambasadore joformale në Tokion e largët. E duke qenë se më 20 dhjetor do të shpallen 12 laureatët e konkursit “Ambasadorët Bullgarë të Kulturës” për vitin 2023, edhe vetë Magdalena Gigova në rolin e saj si dëgjuese ka të preferuarin e saj për të nominuar:

“Do të sugjeroja Rina Bakallovën, e cila është krijuese e qendrës kulturore bullgare në Tel Aviv dhe e shkollës bullgare. Këtë vit kur u festua 80 vjetori i shpëtimit të hebrenjve bullgarë, ajo organizoi një sërë aktivitetesh, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Ajo arriti të botojë një libër, i cili është një xhevahir poligrafik, kushtuar artistëve hebrenj në Bullgari. Libri tregon historitë e tyre, tregon veprat e tyre dhe kështu, në mënyrë indirekte, të gjithë ata falënderojnë shtetin bullgar që i ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë. Hebrenjtë bullgarë të shpëtuar janë 50 mijë. Ata kanë jetuar në Bullgari, pa shkuar në kampet e vdekjes. Prandaj në shtetin e Izraelit ka një pyll prej 49 981 pemësh, të mbjella nga pasardhës mirënjohës të hebrenjve të shpëtuar në Bullgari. Dhe kjo duhet të kujtohet vazhdimisht, sepse janë shumë pak vendet që ia dolën t'i rezistojnë presionit dhe të shpetojnë aq hebrenj sa u shpëtuan në Bullgari".

Foto: Ani Petrova

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD