Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

PE miratoi një ligj të ri mbi lëndët e para strategjike

V. Velev, Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari: Evropa po deindustrializohet

Foto: Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më në fund dha “dritën jeshile” për rritjen e furnizimit me lëndë të para strategjike në Bashkimin Evropian. Ligji i miratuar synon ta bëjë Komunitetin më konkurrues dhe më të pavarur për sa i përket materialeve kryesore të prodhimit.

Në BE janë identifikuar 34 lëndë të para kritike, kërkesa për të cilat pritet të rritet në dekadat e ardhshme. Midis tyre janë litiumi, kobalti, alumini, fosfori, magnezi, mangani, stronciumi, beriliumi, grafiti natyror, titani metalik, si dhe bori, bakri e të tjerë.

Për disa lëndë të para të këtij lloji, Komuniteti është i varur nga një vend i vetëm. Kina, për shembull, ka mbizotërim total në furnizimin e metaleve të rralla të tokës. Afrika e Jugut plotëson 71% të nevojave për platinin etj.

Mund të përmblidhet se lëndët e para të rëndësisë kritike merren kryesisht jashtë BE-së, me një rrezik të lartë të ndërprerjes së furnizimit dhe mungesës së zëvendësuesve të mirë, financiarisht të përballueshëm. Prandaj Komuniteti synon të diversifikojë furnizimin e tij. Eurodeputetja gjermane Bentele Hildegard nga Partia Popullore Evropiane shtoi:

Bentele Hildegard

"Ne kemi një ligj evropian për lëndët e para! Me përpjekje të përbashkëta dhe do të thosha me shumë fuqi femërore, arritëm që çështjen e furnizimit me lëndë të parë nga sfera e ekspertëve ta sjellim në qendër të strategjisë industriale të BE-së. Në këtë në mënyrë, ne i dërgojmë një sinjal të qartë ekonomisë globale që në të ardhmen, si komunitet, do të fokusohemi në rritjen aktive të potencialit tonë të brendshëm për të mbuluar kërkesën në rritje për lëndë të para, veçanërisht për teknologjitë e ardhshme të prodhuara në Evropë. Ne duam të mbështetemi në marrëdhënie të reja, të qëndrueshme me partnerë të besueshëm. Ne dëshirojmë të dërgojmë një sinjal të qartë për kompanitë investitore që për projektet strategjike procedurat e miratimit janë shkurtuar dhe bërë të parashikueshme."

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe politikave gjithnjë e më agresive tregtare dhe industriale të Kinës, disa lëndë të para si kobalti dhe litiumi janë bërë një faktor gjeopolitik.

Makinat elektrike, panelet diellore dhe telefonat inteligjentë përmbajnë të gjitha materiale me rëndësi të madhe. Ato janë thelbësore për tranzicionin e gjelbër dhe dixhital dhe furnizimi i tyre është thelbësor për qëndrueshmërinë ekonomike të BE-së. Eurodeputetja bullgare Cvetelina Penkova nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve theksoi:

Cvetelina Penkova

"Të gjitha teknologjitë që do të na duhen për të përmbushur qëllimet tona ambicioze të klimës kërkojnë sasi të mëdha lëndësh të para. Makinat elektrike, panelet diellore, bateritë dhe të tjera përdorin një sasi të madhe të lëndëve të para bazë. Ne kemi nevojë për partneritete strategjike me palë të treta për të qenë në gjendje të diversifikojmë dhe të sigurojmë një furnizim të qëndrueshëm të këtyre materialeve, të cilat duhet t'i përpunojmë në BE dhe të prodhojmë vetë produktet përfundimtare. Kjo mund të ndodhë vetëm duke ulur burokracinë, duke stimuluar inovacionin, duke zhvilluar mënyra alternative të prodhimit. Ky legjislacion përcakton stimujt e duhur ekonomikë për modele më të fuqishme, të sigurta, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme shoqërore të vendosjes së projekteve të nxjerrjes dhe riciklimit."

Për shembull, një makinë elektrike nuk mund të ekzistojë pa litium, nikel dhe kobalt. Bori është i nevojshëm për turbinat me erë, metali i silikonit për gjysmëpërçuesit, magnezi dhe skandiumi për prodhimin dhe kontrollin e avionëve.

Kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, Vasill Velev, theksoi disa probleme me të cilat ballafaqohet BE-ja, përfshirë Bullgarinë, dhe të cilat nuk zgjidhen me Ligjin për lëndët e para strategjike:

Vasill Velev

Evropa po de-industrializohet dhe ka disa arsye themelore për këtë të cilat, për fat të keq, nuk trajtohen nga dokumentet e reja, duke përfshirë legjislacionin e Bashkimit Evropian për lëndët e para kritike.

Ky është si mjedisi i biznesi, kostoja e lartë e energjisë, ky është edhe fokusi i arsimi etj.

Me Strategjinë e Lisbonës në fillim të shekullit, ne i vumë vetes detyrën që ta bëjmë BE-në numër një si lider teknologjik, si lider industrial, por nuk jemi më as numri dy, jemi numri tre me rrezikun për t'u bërë numri katër.

Kur flasim për lëndët e para strategjike, për lëndët e para kritike, flasim për ato që teorikisht nuk mund të përmbushen. Por problemi është se ne as nuk bëjmë përpjekje të mjaftueshme me ato që duhet t'i gjejmë, nxjerrim dhe përpunojmë në mënyrën më efektive.

Dhe ky akt, i cili tani është në rendin e ditës, në fakt i mungon pikënisjes - studimet gjeologjike. Ai flet për industrinë minerare, për përpunimin, për riciklimin, por para minierave ka kërkim.

Për të qenë e qartë, ne synojmë të nxjerrim 10% të këtyre lëndëve të para kritike, që do të thotë se 90 të tjerat do të vazhdojnë të importohen. Ne synojmë të prodhojmë 40% të asaj që konsumojmë këtu dhe synojmë të riciklojmë 25% të asaj që konsumojmë. Këto nuk janë rezultatet që mund ta bëjnë BE-në autonome.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: Parlamenti Evropian, Julijana Kornazheva-BNR, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD