Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rinovojnë armët automatike të zjarrit “Kallashnikov” të ushtrisë dhe mbajnë kalibrin "sovjetik"

Foto: pan.bg

Brenda 2 viteve, ushtria do të ketë pushkë të reja sulmi, tha komandanti i Forcave Tokësore, Gjen. Dejan Deshkov. Modernizimin për mbi 1.5 milionë euro po e kryen uzina “Arsenal” në Kazanllëk.  120 nga armët e reja automatike të zjarrit u testuan dhe u miratuan nga të gjitha repartet e ushtrisë në njësitë tokësore. Vetëm atëherë u dha porosia e madhe. Kalibri mbetet 7.62 mm, sepse ushtria ka një sasi të madhe plumbash me të. “Kallashnikët” e rinj do të jenë në shërbim pothuajse në të njëjtën kohë me mjetet e reja të blinduara Strajker. Sipas standardeve të NATO-së, të gjitha pajisjet dhe uniformat e personelit do të rinovohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 gushtin 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët Të premten do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësisë do të ketë në gjysmën veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare në..

botuar më 24-08-08 7.35.MD

Parlamenti ratifikoi një memorandum midis Bullgarisë dhe Rumanisë për bashkëpunimin ushtarak

Asambleja Kombëtare ratifikoi një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë për krijimin e një Shtabi të komandës së një komponenti rajonal të operacioneve..

botuar më 24-08-08 6.16.MD

Deputetët ratifikuan kontratën për blerjen e municionеvе për "Stryker"

Një kontratë ndërkombëtare për blerjen e municioneve për makineritë “Stryker” u ratifikua në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BTA. Kontrata e qeverisë amerikane, me një vlerë totale prej 64 880 655 dollarë pa TVSH, u mbështet me një votim 125 “pro” dhe..

botuar më 24-08-08 4.49.MD