Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një raport për shëndetin e bullgarëve evidentoi një rritje të sëmundjeve të kancerit

Foto: arkiv

Në vitin 2022, për herë të parë në vitet e fundit, është vërejtur një rritje e incidencës së neoplazmave malinje. Ky është përfundimi i Raportit Vjetor për Gjendjen e Shëndetit të Qytetarëve për vitin 2022, miratuar sot nga qeveria. Më e lartë është incidenca e kancerit të gjëndrës së qumështit tek femrat, e organeve të tretjes dhe e organeve gjenitale mashkullore.

Në dokument thuhet gjithashtu se trendi në rënie i natalitetit vazhdon. Vendi ynë vazhdon të ketë shkallën më të lartë të vdekshmërisë së përgjithshme midis vendeve të BE-së - 18.4 për 1000 banorë krahasuar me 11.5 mesatarisht për BE-në. Ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjeve në vitin 2022 ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (59.8%), neoplazmat (13.7%) dhe Covid-19 (7,6%).





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 qershorin

Ditën e premte do të jetë me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-06 7.30.MD

“Policia Kufitare” bleu 110 automjetet fuoristradë

Çelësat e 110 automjeteve të reja të terrenit të  vështirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare, u dorëzuan sot në një ceremoni zyrtare nga ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. Makinat janë blerë me financim evropian. Në..

botuar më 24-06-06 6.57.MD

Mostrat tregojnë se uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi është i pastër

Mostrat e para nga fundi i majit, të marra nga uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi para fillimit të sezonit veror, tregojnë se cilësia e tij është e shkëlqyer. Këtë e deklaruan ministrat e mjedisit dhe ujërave Petër Dimitrov, të..

botuar më 24-06-06 5.59.MD