Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Mëngjesin do të formohet mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në ultësira dhe lugina. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës. Do të fryjë e dobët, në Rrafshinën e Danubit dhe në Bullgarinë Lindore - erë mesatare perëndimore. Vranësirat do të shtohen në mbrëmje nga perëndimi, por do të mbetet pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje rreth 11°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Vranësirat do të shtohen dhe trashen në mbrëmje nga perëndimi, por do të mbetet pa reshje. Do të fryjë erë mesatare, në zonat e larta dhe të ekspozuara erë të fortë nga perëndimi-veriperëndim. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 3°.
Gjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, paradite me mjegull në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 12°-14°. Temperatura e ujit të detit është 8°-10°.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..