Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli ynë për një prej emrave më të dashur në vendin tonë, që do të thotë “Hiri i Zotit”. Pothuajse në çdo familje ka një Ivan ose Ivanka, të cilët janë të detyruar të qerasin.
Besohet se në Ditën e Ivanit (7 janar), si dhe në Ditën e Jordanit (Dita e Bekimit të Ujit, ose Dita e Theofanisë dhe Epifania) (6 janar), uji ka fuqi të jashtëzakonshme. Prandaj, këtë ditë kryhet një banjë rituale, e cila sipas besimeve popullore do të na sjellë shëndet gjatë gjithë vitit. Në Ditën e Ivanit përfshihen edhe femrat – nuset dhe vajzat e fejuara së fundmi. Në disa fshatra bullgare, festa njihet edhe si "Ujërat Femërore" /Zehnski Vodoci/ dhe në çdo shtëpi ruhet ujë i derdhur gjatë këtyre dy ditëve.
Në traditën tonë, Dita e Ivanit është një festë kushtuar kumbarisë dhe vëllazërisë, dhe në një kuptim më të gjerë modern - miqësisë. Në imagjinatën popullore, kur Zoti ndau botën, i ra Shën Joanit "të pagëzojë dheun dhe ujin, nuset e reja dhe fëmijët e vegjël". Dikur në këtë ditë në çdo shtëpi bullgare bëheshin festime të mëdha. Kumbarët i lanin të martuarit gjatë vitit të kaluar, duke i spërkatur ata me ujë. Ndërsa familja e re vizitonte domosdoshmërisht shtëpinë e kumbarëve të tyre, duke sjellë bukë, byrek, verë, raki. Në këtë ditë, si dhe gjatë disa festave të tjera, kryhej rituali i vëllazërimit. Dhe ata që kishin hyrë tashmë në një marrëdhënie të tillë, festonin me vëllezërit dhe motrat e tyre. Në fshatin Karaisen të rrethit të Palikenit, Dita e Ivanit festohet me ritualin autentik "Ivanovi vllaçugi" (“Tërheqjet e Ivanit”), i cili u është transmetuar brezave që nga kohërat e lashta.
Mund lexoni më shumë rreth traditave të lidhura me Ditën e Ivanit në botimet e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..