Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 janarin 2024

Mot me vranësira dhe me erë

Foto: BTA

Gjatë natës vranësirat do të jenë të shpërndara kryesisht mesatare dhe të larta. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 3°.

Të shtunën do të ketë vranësira të shpërndara, të cilat deri në mbrëmje do të shtohen nga jugu. Në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës  duke u gdhirë e diela do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme jugore, kryesisht në rajonin e malit Rodopa. Do të fryjë erë mesatare, në pjesën lindore të Rrafshinës së Danubit, erë e përkohshme e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje rreth 13°.

Mbi malet vranësira do të jetë e thyer por nga jugu do të shtohet. Në mbrëmje vende-vende në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet do të fillojë të bjerë shi, mbi 1800 m reshjet do të jenë prej bore. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 metra do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 3°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, të larta dhe mesatare, por nga mbrëmja do të trashen. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9°-10°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD