Pikërisht 80 vjet më parë - më 10 janar 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi Sofje u krye bombardimi më shkatërrues anglo-amerikan në vazhdim të 24 orëve. Natën, kryeqyteti ynë u sulmua nga aviacioni britanik, dhe ditën - nga ai amerikan. Në kryeqytet u hodhën gjithsej 1784 bomba dhe me gjithë rezistencën e artilerisë kundërajrore dhe të aviacionit bullgar, armiku arriti të shkaktojë dëme të rënda. Rreth 950 persona humbën jetën, kryesisht civilë, dhe mbi 700 u plagosën, njofton Muzeu Historik Rajonal - Sofje. Filloi një evakuim masiv i popullsisë. Në vetëm një javë, mbi 300 000 banorë u larguan nga Sofja.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mbreti Boris III dhe qeveria e prof. Bogdan Fillovit u përpoqën të ruanin neutralitetin, por kjo rezultoi e pamundur. Më 1 mars 1941, kryeministri nënshkroi në Vjenë një protokoll për anëtarësimin e vendit tonë në Paktin Trepalësh, kujton Muzeu Historik Regjional-Sofja. Nën presionin e Gjermanisë dhe Italisë, më 13 dhjetor 1941, Bullgaria i shpalli një luftë simbolike SHBA-së dhe Anglisë. Shumica e elitës në pushtet nuk dyshonin se ky akt do të shkaktonte së shpejti disfata të dhunshme në Sofje.
Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..