Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, në vitin 2023 investimet e huaja direkte në vend do të jenë mbi 7 miliardë leva (mbi 3,5 miliardë euro), tha sot në Varna ministrja e inovacionit dhe zhvillimit Milena Stojçeva, cituar nga BTA. Certifikatat e lëshuara nga ministria për projekte investimi janë mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), dhe pritet që përmes tyre të krijohen mbi 2300 vende pune.
Interesat e investitorëve janë në fusha të ndryshme, ndër to janë elektromobiliteti, komponentët elektrikë, softueri, bioteknologjia, bioekonomia, mikroelektronika, mekatronika. Sipas Stojçevës, për vendin tonë janë të interesuar investitorë nga e gjithë Evropa, Azia, Turqia dhe SHBA.Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të..