Në një ceremoni solemne më 25 janar - Dita e Radios Kombëtare Bullgare, do të jepen çmimet vjetore të gazetarisë të medias. Të nominuarit mund të shihen tani në faqen e internetit bnr.bg, ndër të cilat është edhe "Radio Bullgaria".
Redaksia “Bullgaria” e “Radio Bullgarisë” është nominuar për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së për punën e ekipit në përhapjen e kulturës bullgare jashtë vendit.
Elena Karkallanova, redaktore përgjegjëse, u nominua për Çmimin e Radio Gazetarisë - një çmim individual për prani të jashtëzakonshme. Elena është një nga tre prezantuesit e programit "Bullgaria Sot", i cili në një formë të përmbledhur paraqet ngjarjet më të rëndësishme nga Bullgaria, të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme në komunitetet bullgare jashtë vendit.
Për çmimin për transmetim radiofonik, ose radioprojekt, ose projekt muzikor, ose projekt multimedial të BNR-së, është nominuar një ekip i "Radio Bullgarisë" për serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri".Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 17 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Do ta mbyllim programin tonë me një kujtim muzikor për të qenë më të kujdesshëm për natyrën. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:14 - Lajme 11:52 -..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, do t’ju prezantojmë Cvetana Paskalevën – fytyrën më të njohur të Bullgarisë në Armeni. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë projektin më të fundit të këngëtares Irina Fllorin, titulluar “Magjia”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.24 – Lajmet 10.04..