Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria me nominime për çmimet e BNR për gazetari

Foto: Ani Petrova

Në një ceremoni solemne më 25 janar - Dita e Radios Kombëtare Bullgare, do të jepen çmimet vjetore të gazetarisë të medias. Të nominuarit mund të shihen tani në faqen e internetit bnr.bg, ndër të cilat është edhe "Radio Bullgaria".

Redaksia “Bullgaria” e  “Radio Bullgarisë” është nominuar për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së për punën e ekipit në përhapjen e kulturës bullgare jashtë vendit.

Elena Karkallanova, redaktore përgjegjëse, u nominua për Çmimin e Radio Gazetarisë - një çmim individual për prani të jashtëzakonshme. Elena është një nga tre prezantuesit e programit "Bullgaria Sot", i cili në një formë të përmbledhur paraqet ngjarjet më të rëndësishme nga Bullgaria, të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme në komunitetet bullgare jashtë vendit.

Për çmimin për transmetim radiofonik, ose radioprojekt, ose projekt muzikor, ose projekt multimedial të BNR-së, është nominuar një ekip i "Radio Bullgarisë" për serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri". 

Në serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri", Konstandina Bello dhe Krasimir Martinov informojnë me materiale me tekst, audio, foto dhe video për jetën e një komuniteti, për të cilin në vendin tonë nuk dihet shumë dhe dërgojnë një mesazh për bashkatdhetarët tanë në Shqipëri, se ata nuk janë të harruar dhe se Bullgaria nuk është indiferente ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 15 korrik 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 15 korrik 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju prezantojmë programin ndërkombëtar frankofon "Е Drejta e Bashkimit Evropian" në Universitetin e Sofjes. Në rubrikën tonë..

botuar më 24-07-15 3.00.MD

Bullgaria sot – 12 korrik 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën e përjetshme “Kënga ime, dashuria ime” në interpretim të yllit të estradës bullgare Jordanka Hristova.  Ju..

botuar më 24-07-12 3.00.MD

Bullgaria sot – 11 korrik 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Një kujtim i dashur, një kujtim i imi” të grupit “Signall” Ju urojmë minuta të këndshme! 01:51 - Lajme  13:06 - Kënga e ditës

botuar më 24-07-11 3.00.MD