Bullgaria është në bisedime me SHBA-në për vendosjen e sistemeve raketore kundërajrore dhe kundër anijeve në territorin bullgar. Negociatat janë në përmbushje të vendimit të Kuvendit Kombëtar të 8 dhjetorit për forcimin e aftësive mbrojtëse. Këtë e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në seancën dëgjimore në Parlament pas vizitës së tij 5-ditore në SHBA.
Ai gjithashtu tregoi se shtatë nga tetë avionët luftarakë F-16 që janë kontraktuar janë në faza të ndryshme të montimit. Shoqëria bullgare po pret F-16 Block 70”, shkroi dje Tagarev në Facebook. Sipas marrëveshjes fillestare, 2 avionët e parë duhej të dorëzoheshin në mesin e vitit 2023 dhe 2 të fundit në fillim të vitit 2024, por dorëzimi është vonuar dhe tani presim avionët e parë në 2025.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..