Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Natalija Gançovska. Në të njëjtën kohë, shumë para na vijnë edhe cash.
Çdo ditë në vendin tonë hyjnë 4 170 000 euro nga emigrantët për të mbështetur të afërmit e tyre. “Nëse krahasojmë vitin 2023 me 2022, kemi një rritje mbi 20%,” deklaroi për BNR, Ilijan Naskov, drejtor ekzekutiv i një kompanie financiare për transferimin e parave. Gjermania është lider. Nga aty bashkatdhetarët na kanë dërguar rreth 230 milionë. Nga SHBA - 209 milionë, nga Spanja - 114 milionë, nga Anglia - 109 milionë, nga Greqia 71 milionë. Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit ndikon edhe në shumat që dërgojnë bashkëqytetarët nga jashtë.
Në të njëjtën kohë, në Bullgari ka një rritje të standardit të jetesës dhe gjithnjë e më shumë qytetarë të vendeve të treta vendosen dhe fillojnë të punojnë në vendin tonë. Kryesisht këta janë ndihmës shtëpiak dhe persona të punësuar në ndërtim.Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..