Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Natalija Gançovska. Në të njëjtën kohë, shumë para na vijnë edhe cash.
Çdo ditë në vendin tonë hyjnë 4 170 000 euro nga emigrantët për të mbështetur të afërmit e tyre. “Nëse krahasojmë vitin 2023 me 2022, kemi një rritje mbi 20%,” deklaroi për BNR, Ilijan Naskov, drejtor ekzekutiv i një kompanie financiare për transferimin e parave. Gjermania është lider. Nga aty bashkatdhetarët na kanë dërguar rreth 230 milionë. Nga SHBA - 209 milionë, nga Spanja - 114 milionë, nga Anglia - 109 milionë, nga Greqia 71 milionë. Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit ndikon edhe në shumat që dërgojnë bashkëqytetarët nga jashtë.
Në të njëjtën kohë, në Bullgari ka një rritje të standardit të jetesës dhe gjithnjë e më shumë qytetarë të vendeve të treta vendosen dhe fillojnë të punojnë në vendin tonë. Kryesisht këta janë ndihmës shtëpiak dhe persona të punësuar në ndërtim.Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..