Nikollaj-Tomas Georgiev fitoi medaljen e artë në një nga garat prestigjioze të shpatës për kadetë, meshkuj dhe femra, Riposta Cup në Bukuresht (Rumani), njoftoi Federata Bullgare e Skermës. Në finale, skermisti ynë mundi Thomas Billod nga Franca me 15:11 dhe fitoi medaljen e artë.
Në garën ekipore të kadetëve, ekipi i parë i Bullgarisë i përbërë nga Maja Antonova, Ralica Gaxheva, Natali Mishineva dhe Viktoria Vitliemova fitoi medaljet e bronzta pasi mposhti Azerbajxhanin me rezultat 45:32 në ndeshjen për medalje bronzi.Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..