Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh /survakarët janë djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar me rastin e Vitit të Ri/ nga Zemeni, Trëni dhe fshatrat e rrethit të Pernikut,Çerna Gora dhe Vellkovci,do të marrin pjesë në veprimtari. Numri i përgjithshëm i personave të maskuar do të jetë 210. Organizatorë të festivalit janë Komuna e Trënit dhe qendra kulturore "Gjurga Pinxhurova-1895". Sipas tyre, festa ka për qëllim të paraqesë emocionin e zakoneve dhe traditave më mistike dhe origjinale bullgare, të përcjella brez pas brezi.
Vetëm pak ditë më parë grupi i fëmijëve të survakarëve “Prelichotine” nga fshati Businci i Tërnës hapi paradën e maskaradës së të rinjve “Survakariada”, pjesë e programit të festivalit “Surva” në Pernik.
Vetëm pak ditë më parë grupi i survakarëve për fëmijë "Preliçotine" nga fshati Businci i rajonit të Tërnit hapi paradën e maskaradës për të rinjtë "Survakariada", pjesë e programit të festivalit "Surva" në Pernik.
Lexoni më tepër:
Foto: BTA - arkiv
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaThonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..