Delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zhelyazkov, i cili është duke bërë një vizitë në Ukrainë, u evakuua në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm për shkak të sulmeve me raketa ruse, njoftoi BGNS. Më vonë agjencia BTA informoi se delegacioni u largua nga streha e bombave.
Bullgaria dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe i ofron mbështetje vendit në të gjitha dimensionet – politike, financiare, ushtarake dhe humanitare, tha dje Rosen Zheljazkov në Këshillin Suprem të Ukrainës. Ai shtoi se vendi ynë do të mbështesë Ukrainën aq sa duhet, duke kujtuar vendimet për furnizimin e pajisjeve të blinduara të transportit dhe municioneve për armët e vogla automatike, për trajnimin e paramedikëve ushtarakë ukrainas në vendin tonë.
Ne po diskutojmë seriozisht edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor. Sipas tij, 80 kompani bullgare me aftësi të provuara në riparimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore dhe termocentraleve, rrjeteve të tensionit të lartë dhe infrastrukturës së gazit janë të gatshme të marrin pjesë në eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë, si dhe në rritjen e lidhjes infrastrukturore të vendit me BE-në.
Në kuadrin e vizitës së tij në Ukrainë, kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov pati takim edhe me kryeministrin Denis Shmigal. Ai theksoi mbështetjen e institucioneve bullgare për të 12 paketat e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë. Zheljazkov tha gjithashtu se pala bullgare mbështet zhvillimin e "korridoreve të solidaritetit" që synojnë lehtësimin e eksportit të ushqimit nga Ukraina përmes rrugëve të ndryshme tokësore dhe detare.
Vizita e delegacionit bullgar kalon nën masa të shtuara sigurie.
Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale në vend do të jenë nga 27°-28° në rajonet..
Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..
Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga..
Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se..