Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Letra nga lufta” drejtuar Bullgarisë

Tetjana Staneva: Mos e shikoni luftën në Ukrainë si një shfaqje pas xhamit, ajo ka të bëjë me të gjithë ne

Foto: facebook.com/skytanya

Në më pak se një muaj, do të bëhen dy vjet që nga ai mëngjes shkurti i vitit 2022 që ndryshoi jetën e njerëzve në Evropë dhe më gjerë. Përshkallëzimi i konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili filloi në vitin 2014, i bëri politikanët të rimendojnë një sërë faktorësh që lidhen me sigurinë dhe të investojnë shumë në aftësitë mbrojtëse të vendeve. Parashikimet e analistëve për veprime të zgjatura ushtarake në territorin e Ukrainës pas sulmit nga Rusia më 24 shkurt 2022 u justifikuan.

Sipas informacioneve nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në fund të vitit 2023, civilët e vrarë në Ukrainë i kaluan 10,000 veta, më shumë se 18,680 civilë u plagosën dhe gati gjysma e viktimave ndodhën shumë prapa vijës së frontit. Sipas të dhënave nga Eurostat, 4.2 milionë refugjatë nga Ukraina janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme ose skema të ngjashme në BE.


Kanali televiziv ushtarak bullgar, i cili është në varësi të Qendrës së Informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, po përgatit një seri të veçantë filmash kushtuar përvjetorit të dytë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Projekti quhet "Letra nga lufta" dhe episodi i tij i parë - "Pulsi i Ukrainës" - tashmë është filmuar. Skenariste dhe regjisore është bullgarja nga Besarabia Tetjana Staneva, e cila tashmë ka mbledhur materiale për serialet e tjera. Si filloi e gjitha kjo?

“Ministria e Mbrojtjes më kërkoi fillimisht këshilla, pasi donin të bënin një film me rastin e përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, por nuk dinin se si – pranon Tetjana në një intervistë telefonike për Radio Bullgarinë nga kryeqyteti ukrainas - Unë u thashë atyre se kam zhvilluar një plan dhe ide për një film të tillë. Fillimisht ideja ishte që të ishte 26 minuta, por vendosëm ta zgjasim dhe e bëmë atë 52 minuta në mënyrë që historitë që kemi xhiruar dhe që pritet të xhirojmë të bëhen pjesë e këtij seriali."

Tetjana Staneva me fotografin Aleksander Baron (majtas) dhe kameramanin Borisllav Vasilev

Seriali aktual nuk është hapi i parë në kinema për Tetjanën. Ajo është skenariste dhe regjisore shumëvjeçare, si dhe drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Etnografik „OKO“, ku vitin e kaluar prezantoi filmin dokumentar “Jeta në limit”, të filmuar nga vullnetarë në front. Sipas saj, ngjashmëritë me "Pulsin e Ukrainës" përfundojnë me faktin se në të dyja kasetat autori e kthen kamerën drejt vetes:

"Tani përmes vetes sime unë tregoj personazhet që takoj - miqtë e mi që kanë vdekur, që shkojnë në front ose janë aktualisht atje. Dhe periudha tashmë është krejtësisht e ndryshme. "Jeta në limit" tregoi kohën nga viti 2014 deri në 2022, ndërsa unë tregoj se çfarë ndodh më pas - shpjegon skenaristja Tetjana Staneva.- Në pjesët e tjera po mendoj të kthehem në ditën e parë për të treguar se si filloi lufta - të gjithë ishim në panik, por tani jemi mësuar dhe reagojmë ndryshe ndaj sulmeve ajrore. Ato janë, natyrisht, diçka e jashtëzakonshme, por arrin t'i marresh parasysh në ditën tuaj. Tani po punojnë teatrot, dyqanet, supermarketet, gjë që nuk ishte në muajt e parë të luftës. Filluan njerëzit të kthehen në kryeqytet vetëm pas deokupimit të rajonit të Kievit dhe kryeqyteti u kthye në jetë vetëm në maj 2022. Ideja jonë është t'u tregojmë njerëzve me të vërtetë se si jetojmë."

Me serialin e saj "Letra nga lufta", Tetjana dëshiron t'u dërgojë një mesazh bullgarëve, të cilët ende e pranojnë luftën në Ukrainë si një problem midis dy shteteve që duket se nuk shqetëson Evropën dhe botën:

"Nuk mund të qëndrosh mënjanë dhe të shikosh atë që po ndodh në Ukrainë si një lloj shfaqjeje pas xhamit. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo i prek ata drejtpërdrejt – shprehet në mënyrë kategorike ajo. - Duke treguar bullgarët që janë në luftë ose jetojnë jetën e tyre civile, dua të pyes - a është dikush i emocionuar për atë që po ndodh me diasporën bullgare në Ukrainë, si ndikon lufta tek ne? Bullgarët në Ukrainë janë një urë lidhëse midis dy vendeve, kështu që lufta atje nuk ka mundësi të jetë diçka e largët e cila nuk ka të bëjë me ne”.

Foto: Faqja në Facebook e Tetjana Stanevës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD