Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një kampionat evropian. Arritja e bullgarit është gjithashtu një rekord evropian. Ai arriti rezultatin më të mirë prej 155 kg. në hedhje. Në shtytje, Andreev ishte edhe më bindës, duke bërë tri prova të suksesshme - në 181, 185 dhe 193 kg. Që prova e dytë në shtytje i siguroi bullgarit medaljen e artë, por në të tretën ai arriti të vendosë një rekord. Medaljen e argjendtë në dyluftim e mori turku Muhamed Furkan Jozbek. Bronzi shkoi për letonezin Ritvars Suharevs.
Për Bullgarinë kjo është medalja e tretë. Para Andreevit, Angell Rusev fitoi medalje të arta në kategorinë 55 kg. dhe Gabriel Marinov në kategorinë olimpike 61 kg.
Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në SofjeDuke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..