Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një kampionat evropian. Arritja e bullgarit është gjithashtu një rekord evropian. Ai arriti rezultatin më të mirë prej 155 kg. në hedhje. Në shtytje, Andreev ishte edhe më bindës, duke bërë tri prova të suksesshme - në 181, 185 dhe 193 kg. Që prova e dytë në shtytje i siguroi bullgarit medaljen e artë, por në të tretën ai arriti të vendosë një rekord. Medaljen e argjendtë në dyluftim e mori turku Muhamed Furkan Jozbek. Bronzi shkoi për letonezin Ritvars Suharevs.
Për Bullgarinë kjo është medalja e tretë. Para Andreevit, Angell Rusev fitoi medalje të arta në kategorinë 55 kg. dhe Gabriel Marinov në kategorinë olimpike 61 kg.
Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në SofjeAleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..